• Projektues i rrjetit të Fibrës Optike

banner-dg-3D.jpg


Për një projekt të ri në bashkëpunim me një kompani prestigjoze italiane, ne kërkojmë Projektues të Rrjetit me Fibër Optike (pozicion junior).

Një projektues i fibrave optike harton dhe zhvillon rrjetet e komunikimit.
Përgjegjësia kryesore e Projektuesit të Fibrave Optike është të ofrojë asistencë teknike në vizatimin e punës së prodhimit, të tilla si analiza dhe dizajni i rrjetit të fibrave optike.

Kërkesat:
Njohuri të programeve te vizatimit, GIS, Arcmap, Autocad.
Preferohen persona me bachelor, te kene perfunduar studimet per Inxhinieri, Gjeometri, Kartografi etj. Ofrohet fleksibilitet edhe për studentë të cilët kanë eksperiencë me programet e mësipërme.
Një përvojë minimale do të ishte e preferueshme.


Cfarë ofrojmë ne:
Ofrojmë mundësinë që kandidatët të thellojnë njohuritë e tyre dhe te zhvillohen në fushë nëpërmjet trajnimeve të shumta, duke dhënë edhe mundësinë e rritjes në karrierë.
Kontratë të rregulltë pune.
Ambient i këndshëm pune në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Per të aplikuar dërgoni CV tuaj: hr@digitalgroup.al
 


Apply
Back
Top