VJESHTĖ NĖ DETIN BALLTIK
NISJA 17 SHTATOR CMIMI 669 EURO PERSONI

DETAJET E TURIT


Dita e Parė:
Nisja nė orėn 00.00 nga Tirana me autobus pėr nė Kroaci. Do tė kalojmė nga Mai i Zi pa ndaluar pėr vizita dhe do drejtohemi drejt Zagrebit. Ndalesa tė shkurtra pėr kafe dhe ushqim gjatė udhėtimit. Mbėrritja nė Zagreb rreth orės 18.00 dhe do tė bejmė njė vizitė mė shumė panoramike nė qytet pėr 3 orė duke e filluar nga Katedralja gotike e qytetit nė Kaptol dhe mė vonė do tė shkojmė nė
lagjen Gradec ku gjendet hyrja e gurtė, Institucionet kryesore politike tė vendit si dhe kisha mbreslėnėse e Shėn Markut. Do zbresim nė dosnji grad dhe do shkojmė nė sheshin Cvjetni. Aty do shohim shtatorėn e poetit Preradovic dhe psk mė poshtė tė Teslas. Nė fund do shkojmė tek sheshin e Republikės ku gjendet njė nga veprat mė tė bukura tė periudhės sė sundimit Austriak, Teatri Kombėtar. Ndalesė e shkurtėr pėr darkė nė qytet. Kthimi nė hotel. Sistemimi dhe fjetje nė hotel.

Dita e Dytė:
Mėngjesi nė hotel. Nisja pėr nė Ljubljanė. Vizitė panoramike pėr dy orė e gjysmė nė kryeqytetin Slloven. Do tė fillojmė nga sheshi Krekov dhe pak mė poshtė shtatorja e poetit slloven Vodnik. Do bejmė njė ndalesė tė nevojshme nė zonėn mė tė bukur tė qytet, nė urėn Kasapve, mbi lumin Ljubljanica. Do dalim mė vonė nė sheshin qėndror tė qytetit qė mbaron emrin e poetit kombėtar tė Franc Preseren, shtatorja e tė cilin gjendet aty si dhe Kisha shumė e bukur Franēeskane. Nėpėrmjet rrugės tregtare Čopova do ndalemi tek Opera neorilindase e qytetit. Pak mė poshtė do gjejmė tė vetmin shesh qė ka ende gjumė nga sistemi socialist, Sheshi i Republikės, i rrethuar nga godinat moderniste tė kohės ndėr to dhe Parlamenti i vendit. Sheshi i dytė i madh nė qytetin e vjetėr ėshtė Sheshi i Kongresit ku gjenden universiteti si dhe godina e Orkestrės Filarmonike. Nė fund do tė futemi nė qytetin e vjetėr pėr tė parė bashkinėn mesjetare tė qytetit, Shatėrvanin Robba dhe do vizitojmė Katedralen barok tė Shėn Nikollės. Udhėtimi vazhdon pėr nė Zalcburg nė Austrinė veriore. Nė kėtė itinerar do kalojmė brenda alpeve tė europės duke admiruar pamjet e mrekullueshme tė peisazhit pėrreth. Vizitė panoramike pėr rreth 2 orė nė Zalcburg. Do ta fillojmė shėtitjen nga Katedralja e barok e Shėn Rupertit, dhe nė sheshin mė tė tė madh pėrbri saj gjendet shtatorja e kompozitorit Mocart, i cili ėshtė lindur nė atė qytet. Do lėvizim brenda qytetit tė vjetėr, i cili mrohet nga UNESCO si njė nga qytetet mė tė mirėmbajtura barok tė europės dhe do dalim mė vonė tek ura Makartsteg mbi lumin Zalcah, e cila njihet si ura tė dashuruarve. Do pėrfundojmė vizitėn tonė nė kopshtin e Pallatit Mirabell. Pasdite vonė, vazhdon udhėtimi pėr nė Mynih tė Bavarisė. Sistemimi dhe fjetja nė Hotel.

Dita e Tretė: Mėngjesi nė hotel. Vizitė panoramike nė Mynih dhe nė mengjes do ta fillojmė nga qendra e qytetit, nga Sheshi Odeonsplac, vendi ku Hitleri pėr atentatin pėr grusht shteti, do vazhdojmė me sheshin e Maks Jozefit ku gjendet shtatorja e mbretit Bavarez, Opera kombėtare dhe residenca dimerore e familjes Vitelsbah. Do vazhdojmė tek Rruga tregtare Maksimilianshtrase dhe do tė ndalemi tek shtėpia e birrės Hofbräu. Pas ndalesė sė shkurtėr, do shohim godinėn mė mbreslėnėse tė Mynihut, bashkinė nė sheshin qėndror tė Shėn Mėrisė. Do tė dalim nga qendra e vjetėr nga porta e Karlit, afėr Shtahus dhe do tė drejtohemi nė pallatin veror tė dinastisė Vitelsbach, Nymfenburg. Pas vizitės sė kopshteve tė tij, do shkojmė tek ekspozita e BMW dhe tek sheshet Olimpike si dhe do tė vizitojmė kullėn Olimpike 290 m tė lartė. Rreth mesditės do tė nisemi pėr nė veri tė Gjermanisė, pėr nė Hanover tė Saksonisė sė poshtme. Ndalesa tė shkurtra gjatė udhėtimit pėr kafe dhe ushqim. Mbėrritje nė Hanover nė darkė vonė. Sistemimi dhe fjetje nė Hotel.

Dita e Katėrt: Mėngjesi nė Hotel. Vizitėn do ta fillojmė nga Bashkia e re e qytetit dhe nga parku Mash. Do tė vazhdojmė pėrgjatė lumin Lainė dhe do tė ndalemi tek veprat e artit Nanas. Do tė kalojmė nė krahun tjetėr tė lumit dhe do futemi nė qytetin e vjetėr nga hyrja Marstal. Qyteti i vjetėr ėshtė i mbushur me ndėrtime mesjetare dhe me disa kryevepra moderne siē ėshtė Muzeu i Historisė sė qytetit. Ngjitur me tė gjendet burimi i Oskar Vinter dhe shtėpia e Laibnicit. Nė qendėr tė qytetit gjendet Kisha e Tregut dhe bashkia e vjetėr, tė cilat janė nga ndėrtimet mė tė bukura mesjetare tė Hanoverit. Do tė shėtisim pėrgjatė qytetit tė vjetėr pėr tė shkuar deri tek sheshi Kėpke ku gjendet edhe ora me tė njėjtin emėr. Pak mė poshtė ėshtė njė instalacion i filozofit Laibnic. Nė fund do tė shkojmė pėr tė vizituar kopshtet mbretėrore me fame botėrore tė pallatit Herrenhauzen. Rreth mesditės do tė nisemi pėr nė kryeqendrėn e veriut, nė Hamburg. Hamburgu shtrihet pėrgjatė lumit Elba dhe ėshtė porti mė i rėndėsishėm si dhe qyteti i dytė mė i madh gjerman. Vizitėn nė Hamburg do ta fillojmė nga Porti i Hamburgut dhe do fillojmė nga Spaihershtad, depot e portit, tė ndėrtuara mbi nė ujė dhe qė qėndrojnė mbi trungje lisi. Nė fund tė pjesės mė perėndimore tė kėsaj lagjeje do tė ndalemi tek Pallati i Koncerteve Elbfilarmi. Do shkojmė nė veri tė portit, nė qytetin e vjetėr dhe do ndalemi tek Kisha e Shen Nikollės, e cila ėshtė nga objektet e mė tė larta tė kultit nė botė. Mė vonė do tė shėtisim nė qytetin e vjetėr dhe do tė ndalemi tek ndėrtesa shumė e bukur neorilindase e bashkisė sė qytetit. Pas vizitės do tė nisemi pėr nė Kopenhagen tė Danimarkės. Mbėrritja nė Kopenhagen gjatė mbėmjes. Sistemimi dhe fjetje nė hotel.

Dita e Pestė: Mėngjesi nė Hotel. Vizita nė Kopenhagen do tė fillojė nga Fabrika e birrės Carlsberg dhe simbolikat qė ajo mbart. Mė pas do tė shkojmė tek Parku Tivoli, Bashkia e Kryeqytetit Danez si dhe Pallati Kristianborg ku strehohen tė treja pushtetet kryesore te vendit ne nje godinė. Mė pas do tė shkojmė tek Sheshi i ri i Mbretit si dhe Porti i ri, Nyhavn, vendi mė i fotografuar nė Kopenhagen. Shumė afėr prej andej gjendet Kopshi i Mbretit Kristian tė IV-it si dhe Kėshtjella e tij Rosenborg, ku gjenden edhe kurorat mbretėrore te Kurorės daneze. Pastaj do tė shkojmė tek shtatorja mė e famshme nė qytet, Sirena e vogel H.K. Andersenit. Afėr zyrave tė kompanisė Maersk gjendet figura mitologjike Gefjon dhe ajo do tė jetė ndalesa e rradhės. Pjesėn mė tė bukur nė qytet do ta shohim direkt pas kėsaj vizite dhe ai ėshtė pallti mbretėror Amalienborg si dhe Kisha e Karlit. Nė fund do tė shkojmė edhe njėherė nė qytetin e vjetėr tek Katedralja e Grave, Universiteti i Kopenhagenit si dhe Kulla Rrethore e Tiko Brahe. Pas kėsaj vizite do tė nisemi pėr nė Helsingųr, udhėtimi zgjat rreth 1 orė. Vizitė te Kėshtjella Kronborg nė Helsingör, nė tė cilėn zhvillohen ngjarjet e Hamletit dhe qė ėshtė bėrė e famshme nga Shekspiri. Vazhdon udhėtimi pėr rreth 30 min me traget pėr nė Helsingborg tė Suedisė. Vizitė e shkurtėr nė Helsingborg ku do shohim Bashkinė e qytetit, sheshin qėndror Stortorget si dhe Kalanė Kärnan. Mė pas Nisja pėr nė Gotenborg. Mbėrritja nė Gotenborg. Sistemimi dhe fjetje nė hotel.

Dita e Gjashtė: Mėngjesi nė hotel. Paradite vizitė panoramike nė Gotenborg dhe fo tė fillojmė nga sheshi Gotaplatsen, aty ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore tė Gotenborgut. Mė vonė do tė shkojmė nė ish lagjen e hollandezėve, Haga, duke qėnė se inxhinierė hollandezė e ndėrtuar me kėtė model. Mė pas do shkojmė tek Opera e qytetit dhe nė kėmbė do tė dalim tek Sheshi qėndror, ai i Gustav Adolf III-it, i themeluesit tė qytetit, nė atė shesh gjendet edhe Bashkia e qytetit. Do kalojmė mbi kanalet e qytetit, dikur tė ndėrtuara nga hollandezėt dhe do zbulojmė qytetin e vjetėr tė tij dhe do tė ndalemi tek kisha Domkyrkan. Paradite do tė nisemi pėr nė Oslo tė Norvegjisė. Ndalesa tė shkurtra gjatė udhėtimit pėr kafe dhe ushqim. Gjatė drekės mbėrrijmė nė kryeqytetin Norvegjez dhe vizitėn e parė do ta bėjmė nė Akershus, kėshtjella mesjetare ushtarake e qytetit. Mė vonė do shkojmė nė qendėr tė qytetit dhe do fillojmė nga Bashkia e qytetit “Rathuset”, ku ēdo vit jepet ēmimi i Nobelit pėr Paqe, pastaj do dalim tek Bulevardi kryesor i qytetit Karl Johan Gate ku gjeden sė bashku Teatri Kombėtar, Parlamenti i Norvegjisė, Pallati mbretėror i Monarkut Norvegjez. Do kalojmė lagjia Art Nouveau e qytetit dhe ne zonėn Frogner gjendet parku i jashtezakonshėm Frogner me skulptura tė Gustav Vigeland. Nė fund do shkojmė nė veri tė qytetit, nė zonėn Holmenkollen aty ku gjenden pistat e sportit kombėtar tė Norvegjezėve, pistat pėr Ski. Mė pas do kthehemi nė hotel. Sistemim dhe fjetje nė Hotel.

Dita e Shtatė: Mėngjesi nė hotel. Nisja pėr nė Stokholm te Suedisė. Ndalesa tė shkurtra gjatė udhėtimit pėr kafe dhe ushqim. Mbėrritje nė Stokholm gjatė drekės. Qyteti ėshtė i ndėrtuar nė 13 ishuj nė arkipelagun me tė njėjtin emėr nė detin balltik dhe nė liqenin Melaren. Fillimisht do tė shkojmė pjesėn lindore tė qytetit, nė ishullin Xhurgarden pėr tė vizituar Luftanijen mė tė madh mesjetare nė botė, tė nxjerr nga arkipelagu i Stokholmit, anija Vasa. Mė vonė do kalojmė nga bulevardi mė i bukur i qytetit Strandvegen pėr tė shkuar nė ishullin e qytetit tė vjetėr, Gamla Stan, nė ishullin qėndror ku do tė shohim qytetin qėndror ku gjendet pallati mbretėror, Katedralja e qytetit, Akademia e Shkencave Mbretėrore e Suedisė, Banka e parė qėndrore nė botė, e cila jep ēmimin nobel nė Ekonomi. Kohė e lirė nė qytetin e vjetėr. E fundit do tė jetė njė pozicion panoramik ne ishullin jugor tė qytetit, nė Södermalm nga ku duken disa prej ishujve qėndrorė tė qytetit. Mė pas do tė kthehemi nė hotel. Sistemim dhe fjetje nė Hotel.

Dita e Tetė: Mėngjesi nė hotel. Vizitėn do ta fillojmė vizitat nga Pallati Drotingholmen, residenca e ciftit mbretėror Suedez. Mė vonė do shkojmė tek Bashkia e qytetit ku ēdo vit mbahet ceremonia e nderimit tė laureantėve tė ēmimeve Nobel nga Mbretėria Suedeze. Do tė shėtisim nė pjesėt kryesore tė qytetit si Sheshi Selgel dhe do tė ndalemi tek Pallati i Koncertete, aty ku jepen ēmimet Nobel ēdo 10 Dhetor. Nė orėn 14:30 do tė nisemi pėr nė portin e Stokholmit dhe nė orėn 16:30 do tė udhėtojmė me traget nga Stokholmi drejt Turku tė Finlandės mes arkipelagut tė Stokholmit, njė nga vendet mė tė bukur tė Europės me mbi 13.000 ishuj. Mė vonė do tė dalim nė detin Balltik pėr tė shkuar drejt Finlandės perėndimore. Akomodim nė kabina nė traget.
Nė pagesė pėrfshihen:
1. Udhėtimi me autobus: Tiranė - Zagreb - Mynih - Hanover - Hamburg - Kopenhagen - Hesingor - Helsingborg - Goteborg - Oslo - Stokholm - Helsinki - Talin - Riga - Varshavė - Bratisllavė - Beograd - Tiranė.
2. Udhėtimi me traget Stokholm - Turku dhe Helsinki - Talin.
3. Akomodim nė hotel: Fjetje: 1 natė nė Zagreb, 1 natė nė Mynih, 1 natė nė Hannover, 1 natė nė Kopenhagen, 1 natė nė Goteborg, 1 natė nė Oslo, 1 natė nė Stockholm, 1 natė me traget, 1 natė nė Helsinki, 1 natė nė Riga, 1 natė nė Varshavė, 1 natė nė Bratisllavė dhe 1 natė nė Beograd.
4. Mėngjeset nė hotele sipas programit.
5. Shėtitjet me autobus sipas programit.
6. Shoqėrues shqiptar gjatė qėndrimit jashtė Shqipėrisė.

Nė pagesė nuk janė pėrfshirė:
1. Gjithshka qė nuk ėshtė pėrmendur nė kėtė program.
2. Hyrjet nė monumente dhe muzeume.