• Tirane, ftese per oferte Analizë për shërbime pas kujdesi SOSFF

Tiranë, më 14.07.2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Analizë e kuadrit ligjor, politikave dhe praktikave për shërbime pas kujdesi për të rinjtë pa kujdes prindëror
Projekti “Advoko Tani”


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS FF SH) është një organizatë jo-qeveritare, jo-politike, jofitimprurëse e krijuar në 1995. SOS FF SH është aktive në fushën e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, përmes ofrimit të shërbimeve të kujdesit direkt për fëmijë dhe të rinj pa kujdesin e duhur prindëror, si dhe shërbimeve me bazë komunitare për familjet në rrezik. Vizioni ynë është, çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.

SOS FF SH operon me disa projekte dhe dy programe kryesore: Programi i Fshatit të Fëmijëve Tiranë dhe Programi i Fshatit të Fëmijëve Shkodër. Zgjidhjet tona për një kujdes cilësor përfshijnë kujdesin alternativ me bazë familjen, fuqizimin e familjes, avokimin dhe partneritetin. Kujdesi alternativ me bazë familjen, funksionon që nga viti 1996 në Shqipëri dhe fuqizimi familjes po funksionon në Shqipëri nga Janari 2006. Në vitin 2016, SOS FF SH ka filluar të zhvillojë komponentin e punësueshmërisë me qëllim përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve me vështirësi social ekonomike në tregun e punës.

SOS FF SH advokon për përmirësimin e politikave dhe praktikave të cilat kanë ndikim në grupin tonë të synuar, avokim dhe partneritet për kujdes cilësor. Fushatat advokuese zhvillohen në nivelin vendor dhe kombëtar me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në advokasi për të drejtat e tyre.
Nga viti 2018 po zhvillohet fushata avokuese “Advoko Tani” e cila një nga prioritetet kryesore ka: Shërbime Paskujdesi për të rinjtë pa kujdes prindëror (Advokim për ndryshimin dhe përmirësimin e politikave që afektojnë të rinjtë).

Qëllimi i kësaj Ftese për Ofertë është lidhja e një kontrate shërbimi me një agjensi/konsulent të jashtëm që do të shqyrtojë kuadrin ligjor, politikat, praktikat, agjencitë përgjegjëse për shërbime cilësore ndaj të rinjve që dalin nga kujdesi për jetesë të pavarur dhe të ofrojë propozime konkrete për ndryshim apo përmirësim.

Nëse për ju përbën interes dhe e gjeni veten pjesë të kësaj procedure, dëshirojmë t’ju ftojmë të paraqisni aplikimin dhe ofertën tuaj, sipas detajeve të njoftimit bashkëngjitur.

Afati për dorëzimin e ofertave në adresën info@soskd.org.al është data 27.07.2022.

Faleminderit!
 

Attachments

  • ToR Analizë për shërbime pas kujdesi 2022 SOS Albania.docx
    80.6 KB · Views: 28


Contact
Back
Top