• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Kostoist

E2Partners_cover.jpg

E2 Partner Group Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Inxhinier Kostoist.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania;
  • Kontrolli i preventivave me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
  • Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me PM,PT,IK;
  • Raportimi i kostos së objekteve tek PM, DT dhe departamenti i Financës;
  • Prëgatitja e preventivave të paketave tenderuese;
  • Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
  • Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor;
  • Kontrolli të tregut për çmime të dhëna nga kontraktoret dhe nën-kontraktorët duke raportuar tek PM për ti ardhur në ndihmë negocimeve të ndryshme që do të bëhen për fiksimin e çmimeve në preventive;
  • Asistence në përgatitjen e Buxhetit mujor ,Cost raport dhe Cash Flow, të punimeve;
  • Kontrolli mujor fizik i Inventarëve për materialet;
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose kontaktoni ne numrin e telefonit 0697050551.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 


Apply WhatsApp
Back
Top