• Tirane, ofrohet vend pune Kategori Menaxher

EGS -Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi , instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim ,zbatim.

Cilësi ,shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!

Shoqëria ‘Engineering Global Solution “ pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
KATEGORI MENAXHER


Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Planifikimi, Propozimi dhe Zhvillimi i buxhetit dhe të ardhurave për Kategorinë që menaxhon;
  • Analizimi i Tregut dhe të Dhënave për të përcaktuar tendencat e konsumatorëve;
  • Krijimi dhe Zhvillimi i strategjive afatgjata me qëllim rritjen e Shitjeve dhe Përfitimet e Kompanisë;
  • Propozimi dhe Miratimi i çmimeve për çdo produkt të kategorisë duke mbajtur në vëmendje tërheqjen e konsumatorit;
  • Kryerja e porosive të përshtatshme për të siguruar disponueshmërinë e produktit me qëllim plotësimin e kërkesave të konsumatorit;
  • Ideimi dhe Percaktimi i pozicionimit të kategorisë së produkteve duke maksimizuar dukshmërinë;
  • Zhvillimi i strategjive dhe ngritja e politikave për daljen nga tregu të produkteve të pasuksesshme;
  • Kerkimi i Furnitoreve të rinj dhe Artikujve të rinj me qëllim plotesimin e gamës së artikujve;
  • Ngritja,negocimi dhe zhvillimi i marrëveshjeve ekskluzive me furnitorë të ndryshëm;
Kërkesat e vendit të punës:


  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Menaxhim Biznes;
  • Të ketë eksperiencë mbi 3 vite në të njëjtin pozicion ;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të jetë person pozitiv, energjik, me iniciativë, këmbëngulës dhe i vetëmotivuar;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike;
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
 


Apply WhatsApp
Back
Top