• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Dyqani

E2Partners_cover.jpg


E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj aktualisht është duke rekrutuar për Menaxher Dyqani.

Pergjegjesite kryesore:

  • Menaxhimi i niveleve të stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe për kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Të përballojë me profesionalizmin e kërkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanisë;
  • Të studiojë në mënyrë sistematike terrenin e shitjeve;
  • Te bashkëpunojë me kolegët dhe klientët; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çështjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Angazhim në çështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë së stafit nën varësi;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi për paraqitjen e jashtme dhe te brendshme të dyqanit;
  • Pjesëmarrja në takimet mujore për shitjet;

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose telefononi në numrin 0697086174.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners Group nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 


Apply WhatsApp
Back
Top