• Tirane, ofrohet vend pune Specialist Logjistike

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk
është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionin e meposhtem:

Specialist Logjistike

1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Monitoron porosite me qellim perputhjen e datave te planifikuara te dorezimit
  • Koordinon veprimet e departamenteve të përfshira në mënyrë që t'ju shërbehet sa më mirë klientëve
  • Merr ankesat e klientëve dhe i ndjek me departamentet perkatese
  • Trajnon dhe mbështet klientët në përdorimin e sistemit të porositjes online
  • Organizoni dërgesat e klientëve duke kontrolluar problemet e pagesave
  • Mban te informuar klientet dhe departamentin e shitjeve lidhur me ndryshimet ne porosine e klienteve
2. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:
a. Edukimi:
  • Diplome Universitare
b. Eksperiencë pune:
  • Eksperienca ne Logjistike dhe profil inxhinerik perben avantazh
c. Kualifikimetë tjera:
  • -Njohuri te mira te Gjuhes Angleze
  • -Njohuri shume te mira te programeve te Microsoft Office
3. Kompania Ofron :
  • Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi
  • Page te trembedhjete
  • Transport te siguruar nga Kompania
  • Siguracion Shendetesor Privat
4. Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 31-10-2022 ku dhe te speifikojne Pozicionin per te cilin aplikojne.Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top