Kliko
PunaJuaj 728x120

  1. Standart Tirane, ftese per oferte Analizė pėr shėrbime pas kujdesi SOSFF

    Tiranė, mė 07.06.2022

    FTESĖ PĖR OFERTĖ

    ME OBJEKT: Analizė e kuadrit ligjor, politikave dhe praktikave pėr shėrbime pas kujdesi pėr tė rinjtė pa kujdes prindėror
    Projekti “Advoko Tani”


    SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri (SOS FF SH) ėshtė njė organizatė jo-qeveritare, jo-politike, jofitimprurėse e krijuar nė 1995. SOS FF SH ėshtė aktive nė fushėn e mbrojtjes dhe pėrfshirjes sociale, pėrmes ofrimit tė shėrbimeve tė kujdesit direkt pėr fėmijė dhe tė rinj pa kujdesin e duhur prindėror, si dhe shėrbimeve me bazė komunitare pėr familjet nė rrezik. Vizioni ynė ėshtė, ēdo fėmijė i pėrket njė familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri.

    SOS FF SH operon me disa projekte dhe dy programe kryesore: Programi i Fshatit tė Fėmijėve Tiranė dhe Programi i Fshatit tė Fėmijėve Shkodėr. Zgjidhjet tona pėr njė kujdes cilėsor pėrfshijnė kujdesin alternativ me bazė familjen, fuqizimin e familjes, avokimin dhe partneritetin. Kujdesi alternativ me bazė familjen, funksionon qė nga viti 1996 nė Shqipėri dhe fuqizimi familjes po funksionon nė Shqipėri nga Janari 2006. Nė vitin 2016, SOS FF SH ka filluar tė zhvillojė komponentin e punėsueshmėrisė me qėllim pėrfshirjen dhe fuqizimin e tė rinjve me vėshtirėsi social ekonomike nė tregun e punės.

    SOS FF SH advokon pėr pėrmirėsimin e politikave dhe praktikave tė cilat kanė ndikim nė grupin tonė tė synuar, avokim dhe partneritet pėr kujdes cilėsor. Fushatat advokuese zhvillohen nė nivelin vendor dhe kombėtar me pjesėmarrjen e fėmijėve dhe tė rinjve nė advokasi pėr tė drejtat e tyre.
    Nga viti 2018 po zhvillohet fushata avokuese “Advoko Tani” e cila njė nga prioritetet kryesore ka: Shėrbime Paskujdesi pėr tė rinjtė pa kujdes prindėror (Advokim pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e politikave qė afektojnė tė rinjtė).

    Qėllimi i kėsaj Ftese pėr Ofertė ėshtė lidhja e njė kontrate shėrbimi me njė agjensi/konsulent tė jashtėm qė do tė shqyrtojė kuadrin ligjor, politikat, praktikat, agjencitė pėrgjegjėse pėr shėrbime cilėsore ndaj tė rinjve qė dalin nga kujdesi pėr jetesė tė pavarur dhe tė ofrojė propozime konkrete pėr ndryshim apo pėrmirėsim.

    Nėse pėr ju pėrbėn interes dhe e gjeni veten pjesė tė kėsaj procedure, dėshirojmė t’ju ftojmė tė paraqisni aplikimin dhe ofertėn tuaj, sipas detajeve tė njoftimit bashkėngjitur.

    Afati pėr dorėzimin e ofertave nė adresėn info@soskd.org.al ėshtė data 20.06.2022.

    Faleminderit!
    dokumenti bashkangjitur dokumenti bashkangjitur


    SOS-Fshatrat e Fėmijėve, Zyra Nacionale,
    Rruga: ”Qemal Stafa”, P.1, Ap.15, Tirane, P.O.1524.

    info@soskd.org.al | www.soskd.org.al