• Kërkesë për shprehje interesi për: Inxhinier Ndertimi

Islamic Relief Worldwide një Organizatë e pavarur Jo-Qeveritare (OJQ) themeluar ne UK në 1984. Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1992. Islamic Relief- Albania është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në gjithë territorin e Shqipërisë me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale.


Kërkesë për shprehje interesi për: Inxhinier Ndertimi.

Islamic Relief – Zyra e Shqipërisë po kërkon Inxhinier Ndërtimi i liçensuar, me eksperiencë dhe të kualifikuar për të suportuar në projektin “Ndërtimi Qëndrave Shëndetësore” të shërbimit parësor shëndetësor, në veri të Shqipërisë.

Qëllimi i detyrës është të punojë ngushtë me zyrën e IR në terren për të identifikuar fushat e punës që kërkojnë mbështetje, zhvillimin ose rishikimin e udhëzimeve/manualeve dhe udhëzimeve teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
2. Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;

Për më shumë informacion rreth Islamic Relief klikoni ne likun: https://www.islamic-relief.org/
3. Njohuri ne zbërthimin e projekteve te ndërtimeve civile.
4. Monitoron dhe vlereson plan organizimin e punimeve.
5. Zbaton të gjithë metodologjinë e ndërtimit si dhe jep rekomandimet e nevojshme për opsionet më të mira drejtuesit për realizimin e grafikut të punimeve;
6. Bën ndjekjen dhe monitorimin e punës sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës apo individëve që punojnë në objekt;
7. Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standartet;
8. Të organizojë dhe koordinojë proceset e punës në zbatim;
9. Të jetë ndjekës shumë i mirë dhe zbatues me përpikmëri i rregullave të sistemit teknik.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
• Të ketë përfunduar Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
• Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në këtë profil;
• Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e organizatës;
• Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës;
• Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;

Propozimi për tender dhe kosto:
Konsulenti (i vetëm) i interesuar për të kryer këtë punë duhet paraqise një propozim/ofertë, duke përfshirë sa vijon;
1. Letër motivuese/propozim i detajuar që përshkruan një shënim informues të metodologjisë dhe qasjes
2. CV
3. Shembuj të punës përkatëse
4. Vlera e shërbimit
5. Të jeni në gjendje të përfundoni projektin brenda afatit kohor të përmendur më sipër
6. Të jetë në gjendje të demonstrojë përvojë në punë të ngjashme

Metoda dhe kriteret e vlerësimit:
Konsulentët individualë do të vlerësohen bazuar në metodologjinë e mëposhtme:
Analiza kumulative
· Dhënia e kontratës do t'i bëhet konsulentit individual, oferta e të cilit është vlerësuar dhe përcaktuar si:
· Të përgjegjshme/të pajtueshme/të pranueshme dhe;
· Të ketë marrë rezultatin më të lartë nga një grup i paracaktuar kriteresh teknike dhe financiare të ponderuara specifike për kërkesën.
* Pesha e kritereve teknike 70%
* Pesha e kriterit financiar 30%

Islamic Relief nuk mbulon kostot si më poshtë:
1. Shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimit.
2. Shpenzimet e akomodimit

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për një periudhë 18 mujore.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dergojnë CV në: info@islamicrelief.al
Për më teper info kontakt: 0676007676

Aplikimet mbyllen në: 06.06.2022

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfituesëve) të IRA
 


Contact WhatsApp
Back
Top