• Tirane, ofrohet vend pune Specialiste e Burimeve Njerezore

E2Partners_cover.jpg

E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar për Specialiste Burimeve Njerëzore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Administron dokumentacionin e punonjësve, arshivon atë në dosjet përkatëse.
  • Përditëson databazën me të dhënat e punonjësve, dokumentacionin e tyre.
  • Publikon njoftimet e punës në faqet e punës on-line, cakton takimet për intervista me kandidatët e përzgjedhur.
  • Raporton periodikisht sipas formateve të brendshme të departamentit.
  • Suporton departamentin në detyra të tjera të nevojshme.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë mbi 2-3 vite eksperiencë pune në profesion.
  • Të ketë njohuri të mira të legjislacionit të punës.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
  • Të ketë aftësi koordinuese dhe të punës në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
  • Të jetë përdoruese shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose të telefononi në numrin 0697086174.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 


Apply WhatsApp
Back
Top