• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Showroom

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.


Pozicioni i punës: Menaxher Showroom
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Po kërkojmë një Menaxhere Showroom, të orientuar drejt rezultateve për t'iu bashkuar ekipit t[FONT=&quot]ë shitjeve [/FONT]për një nga klientët tanë, lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj për kompaninë.
• Menaxhimi i aktiviteteve ditore të prezantueseve në Showroom.
• Identifikon nevojat për produkte të klientëve dhe jep propozime të ndryshme për të maksimalizuar shitjet.
• Sigurohet për përmbushjen e standarteve vizuale të Show-Room në përputhje me standartet e kompanisë;
• Organizon dhe planifikon proçeset e punës dhe të shitjeve në show-room
• Zgjidhja e problematikave të ndryshme brenda show-room
• Informon departamentet përkatëse për tregun e produkteve qe menaxhon.
• Ofron shërbim të klientët, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
• Raporton mbi mbarëvajtjen e punës javore në departamentet përkatëse.

Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar:

• Te ketë përfunduar universitetin, preferohet në degët ekonomik menaxhim.
• Gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht (komunikim me furnitorë të huaj).
• Eksperienca në të njëjtën fushë të paktën 2-3 vite në kompani të ngjashme.

Aftësitë e kërkuara:

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
• Aftësi në kompjuter, në programet MS Office.
• Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
• Aftësi organizuese dhe manaxhuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top