• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekte Interior Design

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Arkitekte
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri


Po kërkojmë një Arkitekte Interior Design, të orientuar drejt rezultateve për një nga Klientët tanë, lider në fushën e mobilimit dhe tregtimit të hidrosanitareve dhe pllakave.

Qëllimi i Pozicionit: Realizimi i zgjidhjeve unike dhe inovative të dizajnit që i përgjigjen nevojave estetike dhe buxhetore të secilit klient

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Të zhvillojë takimet me klientët, të përcaktojë nevojat dhe kërkesat e tyre:
• Të përpilojë ofertat sipas nevojës së projektit për dorëzim final;
• Të njohë produktet dhe të jetë i/e përditësuar në çdo kohë me zhvillimet e reja të kompanive bashkëpunuese:
• Të menaxhojë projektet e hartuara nga zhvillimi i konceptit deri në përfundim:
• Të prezantojë projekt propozimet tek departamentet e tjera:
• Të zbërthejë specifikimet teknike dhe t’ja kalojë informacionin stafit të shitjes;
• Të rrisë bashkëpunimin profesional me arkitektë, për promovim të produkteve të kompanisë:
• Të plotësojë nevojat e kompanisë me materiale dixhitale dhe mostra fizike;
• Të asistojë departamentin e shitjeve mbi produktet e ofertat:
• Punëdhënësi mund ti caktojë punëmarrësit dhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanisë:

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Universiteti i Arkitekturës).
Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në retail, kompani arredimi etj.

Aftësitë dhe kompetencat:

• Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze. Gjuha italiane perben avantazh
• Njohuri të avancuara të programeve të dizenjimit, si, Auto Cad 2D/3D, Adobe Photoshop etj.
• Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur në anën funksionale dhe estetike;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top