• WVA kërkon të kontraktojë kompani për “Asistencë teknike audio-vizuale për prodhimin, post-produksionin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të Festivali

Kërkohet kompani mbi: "Asistencë teknike audio-vizuale për prodhimin, post-produksionin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë dhe me cilësi të Festivalit të Rinisë 2022 në platformat dixhitale"
Datat e aplikimit 19 maj 2022 – 1 qershor 2022 – TOR NO136FY22


Çdo vit, World Vision Albania (WVA) organizon eventin e Festivalit Rinor, me përfaqësues të grupeve rinore, përfaqësues të qeverisë, politikëbërës, donatorë, korporata dhe partnerë të tjerë. Ky event synon të krijojë një platformë interaktive, ku të rinjtë nga i gjithë vendi, të trajtojnë çështje të caktuara në zonat ku jetojnë, përballë aktorëve që kanë mundësi të ndikojnë në zgjidhjen e tyre dhe t'i mbajnë ata përgjegjës per politikat e ndermarra. Çdo vit Festivali i Rinisë ka një temë të caktuar rreth së cilës zhvillohet i gjithë ngjarja. Është zhvilluar në bashkëpunim me aktorë që kanë interes për të rinjtë.

Festivali këtë vit titullohet “1Goal4IIMPACT” dhe tema kryesore e tij është përdorimi i sportit, si mjet për të promovuar përfshirjen sociale, aktivizmin e të rinjve dhe përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik. Festivali i Rinisë do të ndërthurë aktivitetet sportive me mesazhe advokuese sociale dhe mundësi për të rinjtë. Nëpërmjet një qasjeje pjesëmarrëse, të rinjtë do të lehtësojnë një dialog konstruktiv me palët e interesuara në nivel lokal dhe kombëtar, duke propozuar zgjidhje, duke avokuar dhe kërkuar llogaridhënie. Në kuadër të këtij projekti WVA po kërkon të kontraktoj kompani mbi "Asistencë teknike audio-vizuale për prodhimin, post-produksionin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë dhe me cilësi të Festivalit të Rinisë 2022 në platformat dixhitale"
Ekspertet/ Organizatat/ Kompanite e intersuara për të marrë pjesë në këtë thirje janë të ftuar të aplikojnë referuar termave të referencës më poshtë. Afati I Aplikimit është 1 qershor 2022.

Per me shume informacion link me posht:

https://www.worldvision.al/wva-kerk...audio-vizuale-prodhimin-post-produksionin-dhe
 

Attachments

  • TOR _Youth Festival 2022_Final.doc
    239 KB · Views: 28
Back
Top