• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ELEKTRIK


Dimension HR për një kompani lider në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike po kërkon të rekrutojë: Inxhinier Elektrik




DETYRAT E POZICIONIT:

• Organizon dhe mbikqyr punimet në terren deri në kolaudimin e projektit fotovoltaik
• Sigurohet që punimet të kryhen sipas parametrave të planit teknik dhe në bazë të rregullores së sigurimit teknik
• Rishikon dhe riharton kostot reale të instalimit si dhe planin teknik në rastet kur ka ndryshim nga plani fillestar (as build schematic)
• Zbatim i punës në perputhje me grafikun e zbatimit të projektit
• Përgatitje e raporteve të zhvillimit të punës



KUALIFIKIMET DHE AFTESITË
E KËRKUARA:


Arsimi:Të ketë arsim të lartë me profil Energjitike/Automatizim Industrie/Mekatronike/ Energji të Rinovueshme

Experiencë:
• Eksperiencë praktike në AutoCad dhe programe të tjera kompjuterike
• Eksperiencë pune 5 vjecare në zbatim ose mbikqyrje projekti


Aftësi:
• I aftë të pershtatet me programe të reja kompjuterike
• Gatishmëri për të punuar në zona të ndryshme në Shqipëri
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Aftesi shumë të mira komunikimi
• Patente e klasit B (e domosdoshme)




Si të aplikosh?

Profesionistët e interesuar për këtë pozicion janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në adresën rekrutime@dimensionhr.al me subjekt Inxhinier Elektrik

Ju mirepresim!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

 


Apply WhatsApp
Back
Top