• Pozicion Vakant | Drejtues Kantieri | Mane TCI

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi,
duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikëqyrëse, koordinuese dhe vendimmarrëse.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Merr pjesë së bashku me menaxherin e projektit në përgatitjen dhe menaxhimin e buxhetit të projektit;
  • Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve si dhe ndjekjen e ecurinë e tyre;
  • Zbatimi i punimeve në këtë projekt në përputhje të plotë me projektet e miratuara, direktivat dhe standardet e Kompanisë si dhe në përputhje me KTZ;
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
  • Menaxhon strukturën tekniko-administrative të projektit;
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet dhe planet e projektit;
  • Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
  • Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
  • Aprovimin e penaliteteve;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjithë kantierin;
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
  • Përgatit raportet periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
  • Orienton vartësit në procesin e punës, jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkt të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
  • Propozonngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizimin e tyre;
  • Në rastet kur kantieri nuk ka të përcaktuar një Përgjegjës Teknik, ky rol do të ndiqet nga Drejtuesi i Kantierit;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen;
Edukimi: Të zotërojë diplomë master në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:
  • Eksperiencë pune në industri të njëjtë jo me pak se 10 vjet;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh);
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit ne linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000818034/Drejtues-Kantieri?source=CareerSite

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 31/05/2022
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top