• Qerret, ankand ambjent biznesi, 1.477 m² 53.000.000 Leke (Plazh Qerret) - Shitje me Ankand te Pasurise se Paluajtshme

Zona/Rruga : Plazh Qerret

Njoftim per Pjesemarrje ne Shitjen me Ankand te Pasurise se Paluajtshme

EPIDAM SHPK, shoqeri ne falimentimin, e perfaqesuar nga Administratorja e Falimentimit, njofton shitjen ne ankand te hapur, te nje pasurie te paluajtshme (“Pasuria”):

  • Truall me siperfaqe 1477 metra katore dhe ndertese (godine social ekonomike 1 KT + objekt ndihmes kati perdhe social ekonomik) me siperfaqe 1064.2 metra katore, si dhe me siperfaqe trualli te lire ne bashkepronesi te detyrueshme 1800.91 metra katore, e ndodhur ne Kavaje Qerret, ish Bar-Restorant “Laguna Blu”.

Cmimi fillestar i ankandit eshte shuma 53 000 000 ALL. Mbi kete shume, pjesemarresit ne ankand, mund te ofrojne/konkurojne me shumat e tyre. Ofertuesi me cmim me te larte, pas thirrjes se trete, shpallet fitues dhe ky i fundit lidh menjehere kontraten e shitblerjes, sipas kushteve dhe afateve te ofruara nga Administratorja e Falimentit te Epidam shpk.

Nga data 16.05.2022 – 03.06.2022, te gjithe interesuarit duhet te depozitojne ne adresen e Studio Ligjore Zaka, Kosta & Memishaj (autorizuar nga Administratorja e Falimentit) ne adresen Rr. Murat Toptani, Eurocol Bussiness Center, kati II, Tirane, Shqiperi; Tel: +355 4 2242932, nga dita e hene deri ne diten e premte, nga ora 09:00 deri me 17:00:

  1. Kerkese per rregjistrim ne ankand;
  2. Garanci ne masen 10 600 000 ALL, te paguar ne llogarine bankare te Epidam shpk. Garancia, nese do te jete LG nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, duhet te jete e llojit “e pagueshme me kerkese te pare, e pakushtezuar, e parevokueshme, e pavarur dhe autonome”, me afat vlefshmerie 6 muaj.
  3. Deklarate ku heqin dore nga e drejta per rimbursimin e Garancise vetem per rastet e parashikuara ne Standartin Kombetar Nr. 5 (VKM 124/2013), titulli V.

Ankandi do te hapet ne daten 07.06.2022, ora 14:00, ne zyrat e Studio Ligjore Zaka, Kosta & Memishaj shpk, me adrese Rr. Murat Toptani, Eurocol Bussiness Center, kati II, Tirane, Shqiperi. Jane pjesemarres ne ankand vetem ofertuesit e rregjistruar ose perfaqesuesit e tyre me prokure noteriale.

Rregullat per zhvillimin dhe mbajtjen e ankandit jane te percaktuara ne kuptim te Standartit Kombetar Nr. 5 (VKM 124/2013). Te interesuarit mund te realizojne vizita ne Pasuri, duke njoftuar paraprakisht. Aktet per pjesemarrje ne ankand nga a. – c. dhe akte te tjera te lidhura me kete ankand, do ti njoftohen cdo te interesuari, pa pagese, permes e-mailit, pas nenshkrimit dhe dorezimit te deklarates se konfidencialitetit.

Adresat e komunikimit me email jane : ingad.consulting@gmail.com dhe info@zkm-lawfirm.com

Cel. : +355694060138
 


Contact WhatsApp
Back
Top