• Tirane, ofrohet vend pune CRM Business, Rajoni Tirane

Pozicioni: CRM Business, Rajoni Tirane
Rajoni Tiranë
Divizioni: Retail

Objektivat Kyçe
Të realizojë objektivat dhe targetat e parashikuara nga Banka.

Objektivat e Riskut Operacional
· Të kujdeset që çdo transaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.

Përgjegjesite KYC dhe AML
· Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj;
· Zbaton me përpikmëri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit ;

Rolet & Përgjegjësitë Kryesore
· Të manaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e shitjes së produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
· Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
· Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit.
· Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të Korporatave.
· Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
· Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
· Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
· Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin.
· Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.

Kualifikime të Nevojshme
· Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
· Të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në dhënien e kredive për bizneset në sistemin bankar.
· Të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në sistemin bankar.
· Të njohë Procedurat dhe Rregulloret në fuqi në lidhje me shërbimet dhe produktet bankare.
· Të ketë aftësi shumë të mira të zhvillimit të biznesit dhe ruajtjes së marrëdhënieve me klientët.
· Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe analitike.
· Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
· Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit për klientët biznes.
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al
Afati i fundit i aplikimeve është 22 Maj 2022.
 


Apply
Back
Top