• Pronatyra Treg ofron vend pune Specialist te Operacioneve Retail

Prezantim.png


Pronatyra Treg,
Shoqëri që operon dhe drejton me sukses që prej vitit 2005 rrjetin e shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e zhvillimit të emrit CONAD, po kërkon:

POZICIONI: Specialist i Operacioneve Retail
DEPARTAMENTI: Operacional
RAPORTON TE: Drejtori Operacional


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për mbështetjen e ekipeve të shitjeve për të kryer detyrat dhe për të kontribuar në suksesin e përgjithshëm të gjithë dyqaneve retail
  • Kontrollon ndjekjen nga marketet të orientimeve tregtare për ekspozimin e mallit për shitje, të standarteve operacionale, si dhe standarteve të kërkuara nga autoritetet
  • Kontrollon gjendjen fizike të dyqanit, pajisjeve, si dhe kushteve të sigurta të punës për punonjësit, klientët dhe furnizuesit dhe bën raportimet përkatëse
  • Monitoron shërbimin e klientit, raporton problematikat dhe harton/propozon plan veprime për përmirësim.
  • Vë në zbatim planet vepruese që kanë për qëllim përmirësimin e rezultateve operative
  • Ndjek ecurinë dhe marrëdhëniet e njësive të shitjes me furnizuesit dhe zbatimin e marrëveshjeve sipas kushteve kontraktuale
  • Merr pjesë aktive ne inventaret në markete sipas detyrave te caktuara nga eprori
  • Kryen analiza dhe raporte te ndryshme kur i kerkohen me qëllim përmirësimin e proceseve
  • Mbikëqyr pikat për zbatimin e procedurave të kontrollit të cash-it dhe sigurinë monetare me qëllim parandalimin dhe zvogelimin e humbjeve
  • Monitoron ecurinë e tregut të supermarketeve dhe të konkurencës, duke qenë i përditësuar me, pozicionimet e dyqaneve konkurrente dhe nismat promocionale të Furnizuesve në treg
  • Ndërvepron me komunitetin e zonës në çdo njësi shitjeje, duke mbajtur marrëdhënie të mira dhe duke përfaqësuar Shoqërinë kur i kerkohet. Nxit punonjësit të shfaqin sjellje pozitive në Komunitet
  • Përfaqëson shoqërine tek autoritetet vendore kur i kërkohet dhe siguron mbështetjen e duhur
  • Merr pjesë në proceset e importit dhe te zhdoganimit duke ndihmuar logjistikën për një proçes te rrjedhshem dhe te shpejte
  • Mbështet sektorin e logjistikës kur eshte e nevojshme.
  • Informon ekipet per praktikat direktivat dhe iniciativat e reja te Shoqërise

PROFILI I KANDIDATIT:

  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
  • Experience ne retail ne pozicion drejtues/supervizues minimalisht 3 vjet (food retail përbën avantazh)
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
  • Zotërim i Patentës Klasi B
  • Aftësi për të menduar dhe analizuar në mënyre analitike
  • Aftësi ndërveprimi dhe lidership
  • I përshtatshëm me punën në ekip
  • Aftësi të mira në menazhimin e kohës
  • Njohuri mbi konceptet ekonomike dhe financiare të industrisë retailë
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office

NE OFROJMË:

  • Kushte shumë të mira pune
  • Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona

MËNYRA E APLIKIMIT:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al ose në adresën Rr. e Barrikadave, Galeria e Tiranës, Ish-Kinema “17 Nëntori”, Tiranë (në zyrat e Pronatyra Treg ose në marketin Conad)
Afati i pranimit të aplikimeve është 22.05.2022

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply
Back
Top