• PronatyraMD po zgjerohet dhe kerkon Store Manager

Prezantim.png


PronatyraMD,
po kërkon Store Manager per njesine Vlora :

POZICIONI: Menaxher Marketi
DEPARTAMENTI: Menaxhimi i Supermarketeve
RAPORTON TE: Drejtori i Rrjetit


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Përgjegjës për administrimin ditor të marketit dhe operimin në përputhje me standartet, rregulloret dhe procedurat e Shoqërisë
  • Përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e shërbimit që i ofrohet klientëve nga stafi i marketit
  • Krijon, zhvillon, dhe mirëmban marrdhënie të shkëlqyera me klientët
  • Përgjegjës për rritjen e shitjeve ditore, realizimin e objektivave të shitjes mujore të marketit, dhe implementimin e fushatave të shitjes të shoqërisë me qëllim maksimizimin e shitjeve
  • Kontrollon dhe siguron mbajtjen e Marzhit të Marketit, në përputhje me objektivat e Shoqërisë
  • Përgjegjës për të siguruar që asortimenti në të gjitha repartet e marketit është gjithnjë i plotësuar dhe në cilësinë e duhur.
  • Menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe garanton që furnizimet merren në kohë dhe në sasinë dhe cilësinë e duhur Përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të skadencave dhe dëmeve të asortimentit.
  • Përgjegjës për ndjekjen e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi
  • Përgjegjës për kryerjen rregullisht të inventarit të marketit. Siguron optimizim të gjëndjes të stokut në market dhe magazinë
  • Përgjegjës për menaxhimin e stafit të marketit, planifikimin dhe organizimin e punës, si dhe performancën dhe sjelljen e stafit në punë
  • Përgjegjës të garantojë që marketi operon në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të sigurisë në punë dhe ato higjeno-sanitare

PROFILI I KANDIDATIT:

  • Diplomë universiteti (preferohet nga Fakulteti Ekonomik)
  • Te paktën 3 vjet eksperiencë në shitje dhe shërbim klienti. Preferohet përvojë në dyqan/market
  • Aftësi në menaxhim të marrdhënieve dhe aftësi negociuese
  • Aftësi të udhëheqë, drejtojë, menaxhojë dhe motivojë
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim
  • Njohuri në nivel mesatar të gjuhës Italiane dhe Angleze
  • I/e aftë të punojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit
  • I/e aftë të organizojë dhe të kordinojë punën, si dhe të përcaktojë përparësitë
  • I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office

NE OFROJMË:

  • Kushte shumë të mira pune
  • Mundësi për tu zhvilluar brenda rrjetit të marketeve tona

MËNYRA E APLIKIMIT:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit burime.njerezore@pronatyra.al
ose në adresën Supermarket PronatyraMD, Rr. Gjergj Arianiti, Vlore

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë për intervistë vetëm aplikantët e kualifikuar.
 


Apply
Back
Top