• Tirane, ftese per oferte Oferte per blerje Mish Kurbani

Fondacioni “Islamic Relief Albania” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër, Tiranë, ne qytetin e Pogradecit, Lushnjes etj. Islamic Relief-Zyra Shqiperi ka implementuar projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.
Ftesë për Ofertë
Tirane më 10.05.2022

Fondacioni Islamic Relief- Zyra e Shqiperise ka hapur ftesën për ofertë me objekt:
"Blerje Mishi për Projektin e Kurban Bajramit 2022"

Informacion i pergjithshëm:

Bagetit duhet te jetë te pështatshem per te permbushur kriteret e kurbanit, duhet te kene moshen e duhur. Te jene te shendetshme dhe ne gjendje te mire pa demtime qe te ndikojne ne sasinë dhe cilësin e mishit të tyre, të çertifikuara.

I gjithe mishi duhet te jete 100 % hallall.

Thertorja dhe vendi ku do te paketohet mishi do te jete ne monitorim te vazhdueshem nga stafi i Islamic Relief Albania

Kurban Bajrami pritet te filloj ne daten 09 Korrik 2022

Specifika:
  • 1.Lloji i kafshes: Lope
  • 2.Pesha: Peshe e gjalle 450 kg. Pesha Neto (mish) mesatare 185-190 Kg, duke hequr kokën, këmbët, lekurën dhe te brendëshmet.
  • 3.Mosha:2- 5 Vjeç Maksimumi
  • 4.Sasia: 90 Lopë me një tendence rritje .
Kërkohet nga kompania të siguroj dhe përmbush të gjithë ciklin e ketij projekti:

1. Sigurimi i sasisë së lopëve
2. Te siguroj thertore, me të gjitha standartet higjeno-sanitare dhe kapacitet e nevojshme
3. Te siguroj transportin me makina frigoriferike deri në destinacionet e kerkuara
4. Te kryej paketimin e pakove te mishit (1 pako permban 5 ose 6 kg mish)

-Të garantoj dhomat frigoriferike ne ngrirje për të paktën 1 javë.
-Të ofroj fature tatimore.

I gjithe proçesi i therjes, konservimit, pergatitjes se pakove dhe shperndarjes duhet te behet sipas te gjithave standarteve te lejuara dhe te njohura nga legjislacioni i shtetit Shqiptar.

Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën:

Rruga Kavajes , rr Him Kolli (RRagami)Godina 28 ngjitur me shkollen Konferenca e Pezes, Tirana ose mund ta dergoni ne posten elektronike: Procurement@islamicrelief.al

NOTE: Brenda zarfit do vendosni Oferten ekonomike, kopje te niptit dhe nje kopje te ekstraktit te kompanise, perben pelqim nese paraqisni referenca nga projekte te ngjashme.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 25.05.2022.
Cdo oferte pas kesaj date nuk do te merret ne konsiderate.

Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni te kontaktoni ne: Cel: +355 67 7033379

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:
  • Politika kundër Rryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfituesëve) të IRA
Ju lutem perdorni formatin e mëposhtëm për dhënien e ofertës:

Emri Subjektit:_________
Nip:_____________
Adresa:_____________Tel: ________________

PershkrimiCmimi per njesiShenim
Mish lope

Cel. : 0677033379
 


Contact WhatsApp
Back
Top