• Tirane, ftese per oferte Thirrje per pjesemarrje ne tendera vjetore : Hoteleri, Dizajn, Printim, Promocionale dhe Perkthim


Thirrje per kuotim ne tendera vjetore (2022-2023) per sherbime te listuara si ne njoftimin meposhte:

RRETH NESH
Terre des hommes një organizatë jo-fitimprurëse zvicerane që operon në Shqipëri që prej vitit 1993, identifikuar me NIPT K62106002A, në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, po zhvillon procedurat e prokurimit për shërbime vjetore (2022-2023) te Hotelerise, Dizajn, Printim, Promocionale dhe Perkthim.

RRETH THIRRJES

Terre des hommes shpall njoftimin Thirrje për kuotim për shërbimet e Hotelerise, Dizajn, Printim, Promocionale dhe Perkthim, për një periudhë 1- vjeçare me mundësi rinovimi kontrate.
Janë të ftuara të gjitha, kompanitë që operojnë në fushat e sipërpërmendura për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të prokurimit duke klikuar mbi shërbimin për të cilin interesoheni në mënyrë që të shkarkoni tabelën përkatëse:

• Hoteleri (sallë konferencash, dreka, pushim kafe dhe akomodim në Tiranë)
• Printime, publikime (fletëpalosje, broshura, banera, libra, module, etj.)
• Dizenjim (fletëpalosje, broshura, banera, libra, module, etj.)
• Printim materiale promocionale
• Shërbime përkthimi të gjuhëve shqip, anglisht, maqedonisht

  • Kushte të përgjithshme
1. - Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit respektiv , në rubrikën e “ Cmimit/njësi” në formatin që do të gjeni në linkun e shërbimit për të cilin do të aplikoni.
2. - Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori / ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë.
3. - Sëbashku me ofertën, ofertuesi duhet të dorëzojë patjetër edhe:


  • Çertifikatën e Regjistrimit te Subjektit në QKB/NIPT .
  • Licensën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë e cila duhet të jetë në përputhje me objektin e procedurës së prokurimit për të cilën do të aplikoni.
  • Për rastin e konsulenteve (përkthyesve) duhet të paraqitet edhe kopje e CV dhe kopje e diplomës.
- Oferta duhet të paraqitet si mëposhtë:
1. - Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga "Skënderbej" Godina 6/2, Ap. 17, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet "Ofertë financiare për "(emërtimin e shërbimit për të cilin aplikoni)"; ose
2. - Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: alb.application@tdh.ch Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet "Ofertë financiare për "(emërtimin e shërbimit për të cilin aplikoni)";”
*Shembull: Ofertë financiare për “Printime”
3. Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertës është data 20.05.2022, ora 17:00.
4. Të tjera:

  • Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
  • Tdh do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”.
  • Kjo thirrje për ofertë financiare nuk është detyruese për Tdh Missioni në Shqipëri të lidhë Kontratë.
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 4223 99 00, ose e-mail: alb.application@tdh.ch
 


Contact
Back
Top