• SHESIM APARTAMENT 2+1 NE NJE NGA REZIDENCAT ME TE REJA NE "DON BOSCO" Kati 4, 103 m² 133.900 Euro

Cmimi Euro
133900
Shesim apartament 2+1 ne nje rezidence ne ndertim.
Apartamenti pozicionohet ne katin e 4-ert me orientim lindje - veri dhe siperfaqe totale 103.4m2,
organizohet nga 2 dhoma gjumi, 1 ambient ndenjieje bashke me kuzhinen 2 tualete nme dhe 1 ballkon.


Rezidenca është godinë banimi dhe shërbimi 4-10 dhe 11 kat me 2 kate parkimi nën tokë dhe ndodhet shumë pranë rrugës “Don Bosko”, konkretisht midis rrugëve dytësore "Karaj" dhe "Eshref Frashëri", Tiranë.

Karakteri i zhvillimit të zonës është miks, ku dominon banimi. Akitekti ka sjellë me anën e ketij projekti linja elegante, hapësira komode, ambiente argëtimi për fëmijë dhe të rritur nëpërmjet një oborri me karakter rekreativ, në qendër te strukturës.
Në altimetri, struktura është projektuar në mënyrë të tillë që të lejojë një ajrim dhe diellëzim optimal të saj.


Në cilësinë e objektit ndikojnë dhe materialet që do të përdoren si dhe teknologjitë e reja të ndërtimit si në realizimin e rifiniturave, ashtu edhe në realizimin e shtresave hidro dhe termo-izoluese,
sistemit me veshje kapot dhe realizimin e murit dopio që ndan apartamentet midis tyre dhe me ambientin e jashtëm.


Kështu arrihen parametrat maksimale në parandalimin e defekteve të ambienteve që kanë kërkesa të larta hidroizoluese, si dhe sigurohet një termo dhe zëizolim i mirë.
Organizimi i hapësires së lirë përreth objektit, krijon mundësi të mira dhe komode levizje për këmbësorët. Ky projekt siguron një skemë racionale me një fluks shumë të pastër levizjeje të mjeteve dhe këmbësorëve.

Andi Garo
📲 +35568035000
📧 andi.garo@c21oksford.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top