• Ftese per Oferte - Fondacioni Islamic Relief kerkon te bleje 1 Autoveture

ISLAMIC RELIEF WORLDWIDE
Rr. Hime Kolli , Godina 28 ,prane shkolles Konferenca e Pezes, Tirana, Albania
Tel: 0677033379
Procurement@islamicrelief.al


Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë dhe ne qytetin e Pogradecit dhe atë të Lushnjes me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani ,Ramazani dhe projektit te Dimerit.
Ftesë për Ofertë​
Tirana më 26.04.2022​

Fondacioni Islamic Relief kerkon te bleje 1 Autoveture .

Duke marre ne konsiderate rritjen e aktiviteteve te saj Fondacioni Islamic Relief Albania shpall ftese per oferte per blerjen e 2 Autoveture me te dhena si meposhte.

Automjetet e preferuara nga Islamic Relief Albania jane :

  1. Toyota Landcruiser pas vitit 2012 , Nafte motor 2.8 L – 4.2 L Jo me shume se 200-250 mije km.7+1 vende .Nuk ka rendersi kambjo Manuale apo automatike .Preferohet ne ngjyre te bardhe .
  2. Skoda Yeti pas vitit 2015 , Nafte motor 1.6 L -2.2 L Jo me shume se 200 mije km.Nuk ka rendesi Kambjo manual apo Automatike.Preferohet ngjyre e Bardhe ose Blu.
  3. Tiguan pas vitit 2010.Nafte .Motorr 1.9 L -2.2L .Jo me shume se 200 mije km.Nuk ka rendesi Kambjo manual apo automatike.
Ftojme te gjitha subjektet qe disponojne keto lloje te automjeteve te sjellin oferten e tyre prane adreses sone:

- Rruga “Him Kolli”(Rragami), Ndertesa nr.28, prane shkolles 9-vjecare Konferenca e Pezës, Tiranë.
Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur me mbishkrimin

OFERTE PER AUTOMJETE.

NOTE: Formatin e Ofertes e keni te atacuar ne Shqip dhe Anglisht .

-Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 20/05/2022

-Oferta ne menyre tjeter apo afat tjeter do quhen te pavlefshme dhe si rezultat nuk do merren ne konsiderate.

Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:

  • Politika kunder Rryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes
  • Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfitueseve) te IRA
-Për çdo pyetje ju lutem mos hezitoni t’i adresoni në: procurement@islamicrelief.al ose te kontaktoni
ne: Tel.: 0677033379
 

Attachments

  • Kerkes per kuotim.docx
    36.1 KB · Views: 61


Contact WhatsApp
Back
Top