• Tirane, ofrohet vend pune KONTABILIST / FINANCIER


Për një shoqëri shoqëri tregtare që ushtron aktivitetin në import- export dhe distribucionin e artikujve ushqimorë, Dimension është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin vakant:


KONTABILIST / FINANCIER




DETYRAT E POZICIONIT
- Ndjek dhe kontrollon regjistrimet, rakordimet dhe raportimet e shitjeve në sistemin Financa 5;
- Monitoron aplikimin e çmimeve në sistem sipas politikës së çmimeve të miratuar dhe udhëzimeve;
- Rakordon me klientet dhe komunikon për likuidimin e detyrimeve të vonuara të klienteve, faturimin e bonuseve mbi shitjet, promocione etj;
- Asiston agjentët e shitjes dhe magazinat rajonale për çështje të fiskalizimit dhe zgjidhen e problematikave në punën e përditshme;
- Monitoron procesin e menaxhimit të inventarit, rakordimet dhe investigimi i diferencave;
- Regjistron blerje dhe kontrata, rakordon me furnitoret dhe monitoron termat financiare te dakordesuara;
- Monitoron dhe koordinon ciklin e furnizimit, faturimit dhe rakordimit me klientet enteve publike;
- Regjistron importet dhe rakordon detyrimet doganore dhe fiskale;
- Monitoron saktësinë e regjistrimeve të veprimeve bankare dhe transaksioneve të arkës;
- Kryen deklarimet tatimore dhe ndjek kerkesat ligjore për raportim;
- Kryen deklarimin e pagave dhe përgatit raporte për bonuset e punonjësve, ndalesa dhe të tjera;
- Trainon, udhëzon dhe monitoron personelin në varësi;
- Raporton rregullisht sipas nevojave për raportim;




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë kualifikim universitar për Ekonomi (Preferohet Financë/Kontabilitet);
Eksperienca: Të paktën 5 vite experiencë pune si kontabilist(e)/financier(e);
Aftësi:
- Njohuri të mira të Microsoft Office (Excel, Word);
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.



Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt « Kontabilist/financier »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.



Cel. : 0692046320
 


Apply WhatsApp
Back
Top