• Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER PROJEKTI


Për një shoqëri që ushtron aktivitetin në fushën e ndërtimit, Dimension është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin vakant:


MENAXHER PROJEKTI




DETYRAT E POZICIONIT

- Përgatitja dhe Menaxhimi i buxhetit të projektit;
- Menaxhimi i devijimeve në projekt;
- Përgatitja dhe menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij;
- Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në ketë projekt;
- Koordinon punën me strukturat e Investitorit të këtij projekti;
- Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet e kompanisë dhe KTZ;
- Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor;
- Miraton Raportin e Përgjithshëm si dhe Kost Raportet mujore të projektit;
- Menaxhimi i strukturës tekniko-administrative të projektit;
- Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
- Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën;
- Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave;
- Aprovimin e penaliteteve;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit;
- Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Siguron, nëpërmjet Drejtuesit të Kantierit, që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
- Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet;
- Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual;
- Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit;
- Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij;
- Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave;
- Orienton vartësit në procesin e punës;
- Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta;
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës;
- Në bashkëpunim me Burimet Njerëzore, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit;
- Propozon ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standardet e punës me pasojë penalizmin e tyre;





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të zotëroje diplomë nivel Master në Inxhinieri Ndërtimi ose Arkitekturë
Eksperienca: Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet në punimet e ndërtimit dhe jo me pak se 7 vjet eksperiencë në menaxhim projekti;

Aftësi:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT etj.).




Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt « Menaxher Projekti »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!





*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.



Cel. : 0692046320
 


Apply WhatsApp
Back
Top