• Tirane, ofrohet vend pune KOORDINATOR PROJEKTI (profili ndertim/arkitekture)


Për një shoqëri që ushtron aktivitetin në fushën e ndërtimit, Dimension është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin vakant:


KOORDINATOR PROJEKTI




DETYRAT E POZICIONIT
- Bashkëpunon me menaxherin e projektit (PM) për të përcaktuar nevojat;
- Bashkëpunon me menaxherin e projektit për fizibilitetin e projektit, kujdesin e duhur dhe planifikimin fillestar;
- Mbështet procesin e dhënies së lejeve duke përfshirë, ndjekjen dhe vazhdimin deri në përfundim të paketave të dorëzimit të lejeve, gjurmon afatet e lejeve dhe pjesëmarrjen në takime sipas nevojës;
- Ndjek detyrimet kontraktuale të nënkontraktorëve/ projektuesve/ zhvilluesve/ investitorëve;
- Ndjek projektin nga marrja në dorëzim nga studio e projektimit / investitorët deri në dorëzimin e certifikatave të pronësisë dhe nënshkrimin e kontratave / marrëveshjeve me zhvilluesit;
- Koordinon midis studiove të projektimit të fushave të ndryshme (arkitekturë / infrastrukturë / projekte inxhinierike) dhe merr konfirmimin e Investitorit lidhur me to;
- Sigurohet që Projekt-ideja dhe zhvillimet strategjike të projektit kanë marrë konfirmimin e Investitorit;
- Sigurohet dhe kontrollon projektin e saktë dhe të konfirmuar para aplikimit për leje ndërtimi;
- Sigurohet dhe kontrollon që të mos ketë devijime nga projekti edhe pas marrjes së lejes së
ndërtimit;
- Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit në të gjitha rastet e nevojshme;
- Ndjek Biznes-Planin e projekteve dhe e përditëson atë sipas zhvillimeve të tyre;
- Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e tyre në përputhje me standardet e kompanisë duke bërë audite periodike;
- Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
- Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
- Përgatit grafikët e projekteve dhe i ndjek ato deri në realizim brenda afateve të përcaktuara;
- Ndërmarrja e kontrolleve periodike të kantierit për të monitoruar progresin në kantier;
- Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit dhe përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit;
- Bashkëvepron dhe koordinon me shoqëritë e grupit për asetet e përfituara nga projekti dhe që do ti jepen atyre në zhvillim / shitje / menaxhim etj.;
- Ndjek faturimet e projektuesve deri në likuidimin e tyre;
- Mban korrespondencë dhe dokumenton informacionin




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të zotërojë diplomë Master në Arkitekturë/Inxhinieri.
Eksperienca: Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet;
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT etj.).



M
ënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt « Koordinator Projekti »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.



Cel. : 0692046320
 


Apply WhatsApp
Back
Top