• Tirane, ofrohet vend pune Marketing Manager

E2Partners_cover.jpg

E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar për Menaxher Marketingu .


Përgjegjësitë kryesore:

  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve të kompanisë .
  • Koordinimi dhe mbajtja e korrespondencës me partnerët tanë në lidhje me direktivat e marketingut për brande të caktuara.
  • Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut.
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administratës për planifikimin dhe implementimin e ofertave.
  • Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar të kompanisë dhe shënderrimi i tij në një instrument efikas prezantimi dhe shitjeje.
  • Menaxhimi dhe monitorimi i përdorimit të mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti.
  • Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut.
  • Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë.
  • Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale.
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse.
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanisë .


Kërkesat :

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose degë të ngjashme.
  • Eksperiencat e punës: Minimalisht 3 vjet përvojë pune në shitje me pakicë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar).
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet.
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.
  • Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta.
  • Shumë i besueshëm, diskret dhe etik.
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç.
  • Aftësi te shkëlqyera komunikuese.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners Group nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top