• Shkoder, ftese per oferte BLERJE PAKETASH USHQIMORE & HIGJIENIKE

Shkodër, më _06_/04_/2022

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: BLERJE PAKETASH USHQIMORE & HIGJIENIKE PËR PJESËMARRËSIT E PROGRAMIT TË FUQIZIMIT TË FAMILJES SHKODËR

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri që prej vitit 2005 implementon Programet e Fuqizimit të Familjes në Tiranë dhe që prej vitit 2008 në Shkodër. Synimi i këtyre programeve është të mbështesë familjet në risk nëpërmjet shërbimeve të individualizuara në përputhje me nevojat që të kapërcejnë situatat e krizave dhe rrisin kapacitetet e tyre prindërore, duke kontribuar në parandalimin e vendosjes së fëmijëve në kujdes alternativ.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertë është blerja e 210 paketave ushqimore dhe 210 paketave higjienike bazuar mbi nevojat e vlerësuara për pjesëmarrësit e Programit të Fuqizimit të Familjes Shkodër për periudhën prill 2022-prill 2023.
Artikujt për secilën paketë ushqimore dhe higjienike mund t’i gjeni bashkëngjitur kësaj ftese për ofertë (gjithsej 2 tabela). Blerja e këtyre paketave do të realizohet në kuadër të Projektit STEP.


Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që ushtrojne aktivitetin në Shkodër në fushën e tregtimit të këtyre produkteve, që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 17/ 04 /2022, duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentet e nevojshme plotësuese.

Për informacione më të detajuara rreth Ftesës për Ofertë jeni të lutur të aksesoni dokumentat bashkëngjitur në këtë njoftim.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Ftese per oferte- Paketa ushqimore higjienike Shkoder- STEP.doc
    93 KB · Views: 30
  • Artikujt e paketave ushqimore dhe higjienike Shkoder-STEP.xlsx
    59.2 KB · Views: 34
Back
Top