• Tirane, kerkoj vend pune Inxhinier Ndertimi

Përshkrimi

Fusha sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. Themeluar ne vitin 1994, me nje game te gjere sherbimesh si: Ndertim, Insfrastrukture, Pastrim, Real Estate, Prodhim, etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin:
Inxhinier Ndertimi ne zbatim (Tirane)
Inxhinieri i ndertimit do te jete pergjegjes për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat


  • Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, akte piketimi e kontrolli etj;
  • Aprovimin e materialeve që implementohen/përdoren në kantier;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Kontrollon cështjet e sigurise në kantier;
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi;
  • Marrja në dorëzim e punimeve të zbatimit, kryerja e inspektimeve të rregullta;
  • Zbatimi me rigorozitet i kushteve te kontratave të sipëmarrjes të komunikuara nga departamenti juridik;
  • Drejtimi, organizimi dhe koordinimi apo supervizimi i stafit në varësi për punime në kantier si dhe bashkepunimi me inxhinieret e tjerë në kantier dhe zyre;
  • Asistenca gjate punimeve ne objekt sipas kerkesave te drejtuesit te kantierit;
  • Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve;
  • Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjëndje në vendin e punës;
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore,mujore me problematika dhe ecurinë përkatese;
  • Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore);
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike brenda kompanisë njëkohesisht me supervizorin dhe investitorin;
  • Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet


  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune minimumi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi ne zbatim.
  • Të zotrojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
  • Të ketë patentë te klasit B.
Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email .

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: hr@fusha.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".



Cel. : +355672183555
 


Contact WhatsApp
Back
Top