• MB Consulting shpall të lirë pozicionin e punës: Koordinatore Zyre

MB Consulting është një shoqëri që ofron shërbime konsulence financiare dhe fiskale për një paketë klientësh në Shqipëri. Jemi në kërkim të një kandidateje të kualifikuar për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë për pozicionin e punës:

KOORDINATORE ZYRE

Rreth pozicionit:
Kandidatja që ne po kërkojmë do të menaxhojë fluksin e komunikimeve me një portofol klientësh për t’u siguruar që ata të marrin një shërbim cilësor në të gjitha aspektet, si edhe do të kujdeset për përmirësimin e proceseve ndërlidhëse të çdo departamenti.

Kërkesat dhe Kualifikimet:
• Diplomë universitare, preferohet në Shkenca Politike/Komunikim/Gjuhë të huaja;
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës italiane dhe angleze;
• Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavarur, edhe si pjesë e një ekipi me profesionistë në të gjitha nivelet;
• Aftësi për të përcaktuar përparësitë, detyrat dhe për të menaxhuar paqartësitë;
• Vëmendje e spikatur ndaj detajeve dhe respektimit të afateve;
• Do të kenë përparësi kandidatët me 1-3 vjet përvojë;

Ofrojmë:
• Ambient pune dinamik.
• Mundësi reale për zhvillim profesional dhe personal.
• Pagë konkurruese.

Kandidatet që plotësojnë kriteret e mësipërme mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën email: hr@mbconsulting.al duke specifikuar pozicionin në linjën e subjektit.
 


Apply
Back
Top