• Tirane, ftese per oferte Akomodim, Sallë trainimi, Drekë, Pushim

Ftese per Oferte​


Me objekt: Akomodim, Sallë trainimi, Drekë, Pushim kafe, dhe Lehtësira të tjera per periudhën 11-13 Prill 2022


  1. Historiku

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.

SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.



  1. Objektivi i Shërbimit të kërkuar

Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese per Oferte, është kontraktimi i një Siguruesi Shërbimesh për përmbushjen e nevojave të organizatës per mbajtjen e nje takimi ne kuadër te implementimit te një projekti te financuar nga BMZ:


  • Takimi i pare do te organizohet ne datat 11- 12 -13 Prill 2022


  1. Synimi dhe Qëllimi i Shërbimit

Kompanitë që do të kontraktohen, do t’u kërkohet të sigurojnë akomodim (per maximumi 25 persona), 1 sallë trainimi, drekë, pushim kafe, parkim per maksimumi 3 makina dhe sipas nevojave të Kontraktuesit.


  1. Mënyra e pjesëmarrjes në tender

Kompanitë/Subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:


  • Ofertën Financiare e cila duhet të perfshijë çmimet ne Lek me TVSH. Per oferten financiare ju lutemi, përdorni formularin bashkangjitur kësaj Ftese për oferte.
  • Kopje NIPT-i.
  • Kopje të Ekstraktit Historik, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit jo më parë se një muaj.
  • CV e kompanise.
  • Oferta duhet të jetë e vlefshme deri me 20.04.2022.


  1. Eksperienca dhe kualifikimi i Siguruesve të Shërbimit

Kualifikimet e dëshiruara të Ofruesve të Shërbimit janë si më poshtë:


  • Ofruesi i Shërbimit siguron qe ka staf të mjaftueshëm (numri i stafit në dispozicion), ambjente te pershtatshme dhe ekspertizë për të qenë në gjendje të trajtojë kontratën e propozuar.
  • Ofruesi i Shërbimit siguron qe ka kapacitete financiare dhe ekonomike, si dhe aftësi teknike dhe profesionale per te permbushur kontraten e propozuar.

Jeni te lutur qe kerkesat e pikes 5 me siper, t’i paraqisni nepermjet CV se kompanise (dokumenti i kerkuar ne piken 4) ose nepermjet nje informacioni te permbledhur.


  1. Vlerësimi

Ofruesit e Shërbimit do të vlerësohen në lidhje me cilësinë e mbulimit të plotë të të gjitha aspekteve të termave të referencës, pajtueshmërisë me kualifikimet të parashikuara sa më sipër ne raport me oferten financiare.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri nuk është përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen e Furnizuesit dhe paraqitjen e ofertës.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri inkurajon çdo ofrues shërbimi të mundshëm të shmangë dhe të parandalojë konfliktet e interesit.


  1. Dorëzimi i ofertës

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithe dokumentat e kerkuara nëpërmjet emailit zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 04.03.2021 ora 16:30.

Çdo ofertë e marrë pas datës së mbylljes së procedures nuk do të pranohet.
Forma e komunikimit në rast se keni pyetje duhet të jetë me shkrim, nëpërmjet formës elektronike email info@soskd.org.al
Përgjigjet do ti merrni gjithashtu nëpërmjet formës elektronike info@soskd.org.al

Informacionin e detajuar dhe formularin e ofertes mund ta gjeni ne linkun :

https://soskd.org.al/wp-content/uploads/2022/02/20220218-SOS-Fshatrat-e-Femijeve-Ftese-per-Oferte.doc
 


Contact
Back
Top