• Tirane, po kerkojme HR MANAGER

Per nje nga kompanite me te medha ne vend - lider ne sektorin e modes, Dimension eshte duke kerkuar te rekrutoje kandidate ne profilin vakant:

HUMAN RESOURCES MANAGER


Detyrat dhe Pergjegjesite Kryesore

• Drejton procedurat baze te Burimeve Njerezore te kompanise perfshire rekrutimin,
perzgjedhjen e personelit, ndjekjen e karrierave profesionale, politikat e pagave dhe te
shperblimeve, vleresimin e performances ne pune.
• Administron pagat dhe pagesen mujore te tyre per punonjesit e kompanise
• Pergatit nje plan rekrutimi, ne rast te hapjes se strukturave te reja dhe menaxhon procesin e rekrutimit ne bashkepunim te ngushte me menaxheret perkates
• Drejton procesin e lidhjes se kontratave te punes se punonjesve dhe menaxhon te gjitha aspektet e marredhenies se punesimit
• Asiston punonjesit per problematika te ndryshme dhe rregullon marredheniet mes
punedhenesit dhe punemarresit.
• Zbaton, interpreton dhe monitoron aplikimin ne perputhje me Kodin e Punes te politikave te brendshme te Burimeve Njerezore.
• Harton dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera qe i jane caktuar Departamentit te
Burimeve Njerezore.
• Mban marredheniet me organet tatimore dhe me organet e pushtetit vendor per deklarimin e punonjesve te rinj dhe te te larguarve
• Monitoron plotesimin e sakte dhe ne kohe te rregjistrit themeltar te punonjesve.
• Monitoron plotesimin me te gjitha dokumentat e kerkuara (sipas kodit te punes) te dosjes
personale te punonjesit
• Drejton procesin e trajnimit per punonjesit si edhe monitoron efektet e trainimit (pas perfundimit te tij) ne punen konkrete te seicilit
• Vendos lidhje me Agjensi trainimi qe ofrojne trainime ne fusha per te cilat kompania eshte e interesuar
• Ndjek panairet e punesimit me qellim terheqjen e
elementeve dhe praktikave interesante
per
kompanine.
• Ben propozime konkrete, ne lidhje me rezultatet ne pune te punonjesve, me zbatimin e disiplines ne pune, ne lidhje me karrierat profesionale, duke qene pro- aktiv me Chief Commercial Officer dhe menaxheret.
• Monitoron ndryshimin e detyrave te cdo pozicioni dhe i pasqyron ato ne pershkrimet respektive te punes



Kerkesat e pozicionit:
• Diplome universitare ne Ekonomi, Shkenca Sociale, Menaxhim dhe fusha te tjera te lidhura me Burimet Njerezore
• E preferueshme eksperience ne drejtim te Burime Njerezore dhe trajnim (minimumi 3 vjet)
• Eksperience e meparshme ne pozicione drejtuese
• Mundesi dhe deshire per te marre pergjegjesi
• Aftesi shume te mira ne komunikim dhe shkrim te gjuhes Angleze.




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt "Human Resources Manager"
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bejme me dije se vetem kandidatet qe plotesojne kualifikimet e pozicionit do te njoftohen per interviste nga stafi i Dimension.


JU MIREPRESIM!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimi



Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top