• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance

E2Partners_cover.jpg


E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar kandidate per pozicionin Specialiste Finance.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Rregjistrimi i faturave të shitjes dhe blerjes për shpenzime dhe të ardhura.
  • Ndjekja e kontabilitetit analitik – kontabilizime për shpërndarjen e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas qëndrave të kostos, dokumentimi i veprimeve kontabël.
  • Hedhja e veprimeve me bankat dhe arkën.
  • Planifikimi dhe kryerja e pagesave brenda afateve, përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesat.
  • Ndjekja ditore e gjendjes së bankave/arkës dhe përgatija e raporteve periodike përkatës.
  • Menaxhimi i arkës, librave, mandateve
  • Përgatitja e faturave të shitjes, shpërndarja tek klientët.
  • Rakordimi i librave të blerjes dhe shitjes. Kryerja e deklarimeve mujore pranë organeve tatimore.
  • Rakordime periodike me furnitorët/klientët/palë të treta.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare mujore/vjetore për shoqëritë në ngarkim.
  • Detyra të tjera që i caktohen.

Kërkesat minimale:
  • Diplomë universitare në Financë.
  • Të bashkëpunojë me stafin e departamentit për të gjitha detyrat.
  • Të jetë etik në marrëdhenie me kolegët.
  • Njohuri të mira të paketes Office.
  • Eksperiencë Pune të paktën 2 vite në një profil të ngjashëm është e preferueshme
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësia për të punuar nën presion duke ruajtur një shkallë të lartë të saktësisë së të dhënave
  • Pjekuria, profesionalizmi dhe niveli i lartë i diskrecionit
  • Punonjës i pavarur dhe analitik me aftësi për të kryer kërkime, analiza të të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve komplekse
  • Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe përgatitjen e analizave dhe raporteve të ndryshme;

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës .
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
 


Apply
Back
Top