• Tirane, ofroj vend pune Drejtor shitjesh

E2Partners_cover.jpg


E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Drejtor Shitjesh (Distribution).

Pergjegjesite kryesore:
  • Planifikon, organizon dhe siguron drejtim/manaxhim për veprimet fitimprurese të përditshme të dyqaneve në rrjet.
  • Ekzaminon aspekte të ndryshme specifike të punës në dyqane të cilat lidhen me operacionet e përditshme, personelin, mirëmbajtjen e dyqanit, kostot, inventarin.
  • Implementon në menyrë eficente dhe efektive politikat e kompanisë në lidhje me shitjet në mënyrë që të përmbushen kërkesat e klienteve dhe të menaxhimit.
  • Menaxhimin optimal te niveleve të stokut dhe vendimarrje në lidhje me kontrollin e tij.
  • Kontroll konstant i stokut.
  • Përdorimi i teknologjisë së informacionit për qellime analize dhe kontrolli(përdorimi i proeficent i programeve operuese të shitjeve, GOLD).
  • Standartizimi i proceseve të punës në dyqane në menyre që të sigurohet produktiviteti maksimal i punonjësve
  • Këshillon, trajnon, zhvillon menaxheret e dyqaneve në politikat dhe procedurat e operimit .
  • Udhëheq dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performacës së stafit manaxherial te dyqaneve

ARSIMIMI / EKSPERIENCA
Diplomë universitare në Administrim Biznes dhe/ose Marketing
Experiencë në menaxhim preferueshëm në ambentin e biznesit të shitjeve me pakicë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners Group Albania nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.


Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
.
 


Apply
Back
Top