• Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER/E PROKURIMESH

Për një kompani ndërtimi të madhe në vend, DIMENSION po kërkon të rekrutojë një kandidat potencial për pozicionin vakant:

MENAXHER PROKURIMESH


DETYRAT E POZICIONIT

- Studim dhe identifikim i nevojave për prokurim.
- Identifikon furnitorët dhe materialet sipas kërkesave të projektit;
- Bashkëpunon me furnitorët për specifikat e materialeve të ndërtimit;
- Analizon detajet dhe specifikat e ofertave të furnitorëve;
- Negocion me furnitorët për cmimet, materialet deri në mbylljen e kontratës finale etj
- Monitorimi i nivelit të stokut dhe mbikëqyrja e sasisë së nevojshme për planin e ardhshëm mujor.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universitare – preferohet profili Financë/Ekonomik/Juridik
Eksperienca: Preferohet të paktën 2 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil ose në departament finance
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të analizuar korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet;
- Aftësi për të menaxhuar kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër do të përbënte avantazh);


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR] me subjekt « Menaxher Prokurimesh »
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.




JU MIRËPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top