• Maritim Resort Marina Bay Vlorë, kërkon Recepsionist/e

Bashkohuni me skuadrën “Maritim Resort Marina Bay”; Hoteli i parë me pesë yje në Vlorë ju tregon standartet ndërkombëtare të hotelerisë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe kushteve shumë të mira të punës:
  • 1 ditë pushim/javë
  • 8 orë punë/ditë
  • transport falas
  • pagë e kënaqshme me mundësi promovimi në bazë performance
  • mundësi trajnimi
  • mundësi për bonuse dhe për të fituar më shumë
  • punë gjatë gjithë vitit
  • leje vjetore
  • mundësi për të fituar një karrierë të ardhshme jashtë vendit
  • atmosferë relaksuese dhe produktive
  • ushqim i përfshirë etj.
Pozicioni i lirë: Recepsionist/e
Detyrat

  • Të regjistrojë vizitorët dhe caktojë dhomat
  • Të përdorë strategji shitje për rezervime si dhe të promovojë shërbime të tjera për hotelin
  • Të ketë njohuri për vendndodhjet e dhomave, llojet dhe tarifat e tyre
  • Të ketë njohuri në procedurat e anullimit të rezervimeve
  • Të kryejë me efektivitet procesin e check-in dhe check-out të vizitorit
  • Të përdorë etikën profesionale gjatë kryerjes së telefonatave
  • Të jetë në dijeni të aktiviteteve dhe takimeve që ndodhin në resort
  • Të raportojë çdo ndodhi të pakëndshme tek menaxheri përkatës
Kualifikimet:
  • Të ketë arsimin e lartë
  • Të ketë përvojë të paktën dy vjet në këtë fushë
  • Të jetë i gatshëm të punoj me turne
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, kusht i detyrueshëm,gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
  • Të jetë bashkëpunues dhe i komunikueshëm
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: hr@marinabay.al ose në numrin e celularit +355 68 48 31 849.
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga CV-ja do të njoftohen për intervistë.
Tek ne të dhënat tuaja janë të sigurta dhe trajtohen me konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top