• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Departamentit Marketing

EPPC Albania kërkon një Menaxher Departamenti Marketing, për klientin e saj një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit dhe importit në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përgjegjës për kontrollin e fushatave/aktiviteteve të marketingut në terren;
  • Ndërton dhe mban marrëdheniet me furnitorët e kompanisë dhe përgatit raporte për to;
  • Zbaton strategjitë marketing të brande-ve sipas planit vjetor dhe raporton tek furnitorët aktivitetet marketing të përfunduara sipas marrëveshjeve përkatëse;
  • Përgjegjës për njohjen e produkteve, kanalet e shitjes, segmentimin e tregut, konkurencën, kërkesat e konsumatorëve me qëllim ekzekutimin e fushatave përkatëse;
  • Përgjegjës për planifikimin vjetor në bashkëpunim me manaxherët përkatës (shitje, distribucion, supply chain, financë);
  • Përgjegjës për cilësinë e materialeve promovuese dhe vendosjen e tyre ne treg;
  • Drejton, motivon dhe vlerëson performancën e stafit të departamentit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznes apo fusha të tjera të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme në Marketing në pozicione drejtuese; (Përbën avantazh eksperienca e punës në FMCG);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe komunikuese;
  • Aftësi sh të mira në menaxhimin e buxhetit;
  • Leje drejtimi kategoria B.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top