• Tirane, ofrohet vend pune Pergjegjes Kontabiliteti

EPPC Albania kërkon një Përgjegjës/e Kontabiliteti, për klientin e saj një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit dhe importit në vend dhe rajon.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përgjegjës për mbajtjen e kontabilitetit;
  • Llogarit kosto, analiza e kostos me paraqitjen e TVSH-së;
  • Përgatit pasqyrat financiare dhe komunikon me Auditin gjatë kontrollit të Auditimit;
  • Përgjegjës për monitorimin e procesit të porosive nga sistemi dhe të faturimit për porositë e përfunduara;
  • Përgjegjës për kontrollin e raportit të debitorit dhe barazimi i tij me departamentin e financave;
  • Përgjegjës për ndjekjen e procedurave të kompanisë për kreditimin nga klientet;
  • Përgjegjës për rakordimet mujore me klient/furnitorët;
  • Monitoron kthimet e mallrave nga klientët dhe raportimi mujor për kthimin e mallit;
  • Përgjegjës për plotesimin dhe dorezimin e Librave të Shitjeve/Blerjeve;
  • Përgjegjës për raportimet mujore të regjistrimeve të bankës dhe arkës;
  • Mban marrëdhënie të vazhdueshme me zyrën e konsulencës fiskale dhe dorëzon periodikisht dokumentet e kompanisë për qëllime deklarimi;
  • Regjistron dhe raporton të dhënat sipas kërkesës së zyrës së konsulencës në lidhje me çështjet fiskale që lidhen me inventarin, akcize etj

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet;
  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme drejtuese në Kontabilititet (përbën avantazh eksperienca e punës në FMCG);
  • Përdoruese shumë i mirë i programeve financiare (përbën avatazh njohja e programit Navision);
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e Paketës Ms. Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze, të folur dhe të shkruar.
  • Aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top