• Ekzekutiv shitjesh per zonen e Tiranes

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.


CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Ekzekutiv shitjesh për zonën e Tiranës

Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara lidhur me vëllimin e shitjeve, nivelin e stokut,
vizitat tek konsumatorët dhe aktivizimet në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Viziton çdo pikë shitje në zonën e tij sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vëndin e duhur dhe sipas standarteve të CCBS.
  • Kontrollon gjëndjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
  • Merr porositë tek klientët ekzistues dhe identifikon klientët e rinj.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
  • Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me përgjegjësin e zonës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Përbën avantazh arsimi i lartë dhe eksperiencat e mëpërparshme në pozicione të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
  • Të ketë dëshirë të punojë në terren.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të banojë në Tiranë.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 25 Prill 2024

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top