• Vlore, ofrohet vend pune Menaxher/e Finance

Finance Manager – Green Coast
Company: Green Coast
Location: Vlora
Deadline: 19 Nov 2021


Vacancy Announcement

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Green Coast pjesë e Grupit BALFIN është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.
Pozicioni: Menaxher/e Finance
Departamenti: Financë
Vendndodhja: Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri/e i Financës është përgjegjës për menaxhimin e të gjithë aspektit financiar te kompanisë. Raporton tek Menaxhimi i kompanisë gjendjen financiare, siguron udhëheqje dhe koordinim ne çështje administrative, planifikim biznesi, çështje të kontabilitetit dhe buxhetit të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
DETYRA STRATEGJIKE

  • Mbështet dhe suporton menaxhimin në arritjen e objektivave të kompanisë. Mbështet dhe bashkëpunon me menaxherët e departamenteve mbi funksionimin dhe ecurinë e kompanisë duke siguruar informacionin financiar të nevojshëm për të kuptuar perfomancën dhe kompleksitetin e shkaqeve që ndikojnë në shitje.
  • Siguron hartimin dhe ndjekjen e Planit të Biznesit të shoqerisë në bashkepunim me Drejtuesin e Kompanisë.
  • Ndihmon Drejtuesin e Kompanisë dhe Manaxherin e Financës së Grupit Balfin për të implementuar dhe drejtuar një kulturë të orientuar drejt performancës (financiare dhe operacionale). Është një partner i rëndësishëm biznesi për ekipin manaxherial të kompanisë, duke i këshilluar dhe kontribuar në lidershipin e përgjithshëm të kompanisë.
  • Zhvillimi i strategjive dhe procedurave të brendshme në përmirësimin e punës dhe rezultateve financiare.
DETYRA MENAXHERIALE

  • Menaxhon fondet në mënyrë që të optimizojë përfitimet e kompanisë. Kontrollon dhe koordinon likuiditetin. Mban marrëdhënie me institucionet financiare me të cilat shoqëria operon si dhe përgatit të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për këto institucione sipas kërkesave dhe nevojave.
  • Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanisë dhe raportimin financiar.
  • Menaxhon procesin e raportimit menaxherial tek Drejtuesi i Kompanise, Drejtori i Financës së Balfin Group dhe stafit menaxhues në përputhje me politikat, procedurat dhe direktivat e brendshme të kompanisë dhe të Grupit Balfin.
DETYRA OPERACIONALE

  • Pergjegjës për përputhshmërinë me kërkesat ligjore sipas legjislacionit përkates tatimor.
  • Siguron përgatitjen në kohe të raporteve që kërkohen brenda kompanisë dhe Grupit, cash flow, Cost raport etj.
  • Zhvillon dhe implementon procedura financiare, kontabël, faturimi dhe auditimi.
  • Analizon marzhet e fitimit, bën vlerësimet e riskut dhe kontrollin e kostos dhe shpenzimeve për të udhëzuar drejtuesit e biznesit.
  • Krijon dhe implementon plane afatshkurtra dhe afatgjata për departamentin, objektiva dhe procedura operative.
  • Ndihmon në komitetet planifikuese dhe politikë-bërëse.
  • Analizon fluksin dhe strukturën e transaksioneve kontabël për të propozuar zgjidhje që rrisin shkallën e saktësisë dhe efektivitetit në përputhje me kërkesat për raportet financiare dhe të
  • Koordinon informacionin dhe raportet përkatëse me departamentet e financave me shoqëritë Investitore.
  • Perditëson informacionin e shitjeve, të dhënat e arkëtimeve, të dhënat e klientëve në databazat e përbashkëta.
  • Përgatit raportime periodike sipas udhëzimeve të
  • Përgatit pasqyrat dhe raportimet financiare, analiza te vecanta, raporte informuese dhe plane biznesi.
  • Përgatitja e pasqyrave të konsoliduara.
  • Ndjekja e marrëdhënieve me auditorët e jashtëm dhe të brendshëm
  • Detyra të tjera të caktuara nga eprori.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë universiteti në financë / kontabilitet. Diplomë masteri do të përbente avantazh
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme, e preferueshme në industrinë e ndertimit
  • Njohuri në IFRS
  • Aftësi të larta teknike në kontroll financiar, kontabilizim, raportim menaxheriale, menaxhim performancë;
  • Aftësi të larta analitike,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në të shkruar dhe të folur
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Kushtet e punës: Kompania Green Coast ofron një paketë benefitesh tërheqese, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dergojnë aplikimet e tyre deri në date 19.11.2021 në këtë
link.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 


Apply
Back
Top