• Tirane, ofroj vend pune Senior IT

EPPC Albania kërkon një Senior IT, për klientin e saj një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit dhe importit në vend dhe rajon.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Ndihmon në planifikimin e nevojave dhe strategjisë së teknologjisë së informacionit për të arritur qëllimet e biznesit;
  • Kordinon dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e punës dhe angazhohet për një bashkëpunim te rregullt e të vazhdueshëm me njësitë e tjera;
  • Kordinon administrimin, mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit kompjuterik dhe suporton në mënyrë të vazhdueshme stafin;
  • Trajnon stafin për software-et në përdorim dhe database-n mbi të cilën bazohet aktiviteti i biznesit;
  • Mbështet menaxhimin e projekteve te teknologjisë se informacionit qe lidhen me krijimin, menaxhimin e sistemeve kompjuterike te ndërtuar nga ana hardware dhe software;
  • Mbikëqyr portofolin e projekteve të IT-së dhe procesin e zhvillimit te kërkesave nga ana e biznesit;
  • Mirëmban te gjithë strukturën e pajisjeve kompjuterike te instaluara dhe konfiguruara ne rrjetin Intranet;
  • Siguron zgjidhjen e problematikës ditore të infrastrukturës dhe sistemeve;
  • Kryen administrimin dhe menaxhimin e bazave të të dhënave, aplikacioneve si dhe ambjenteve ku janë vendosur;
  • Kordinon aksesin ne sistemet e kompanisë bazuar udhëzimet dhe rregullat ne fuqi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare; (e preferueshme në Shkencat Kompjuterike ose të ngjashme me to)
  • Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 5 vjecare në pozicione të ngjashme (IT Expert/System or Network Administrator etj);
  • Njohuri ose eksperiencë pune me Navision ose SAP;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi organizative, menaxhuese, komunikuese dhe analitike.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top