• Shitet Apartament i bollshëm, 3+1 me2-banjo, ballkon, 143m², kat 4, ndërtes 4-kate me çati, 1000 €/m², në rr. Pjetër Gurakuqi, 900m nga Materniteti Ri

Cmimi Euro
143000
Shitet:Apartament i bollshem, komplet kati, tip 3+1, me 2-tualete, ballkon, sipërfaqe 143m2, në katin 4-tërt, në një Ndërtes të Re banimi e shërbimi me 4-kate, me çati, në rrugën "Pjetër Gurakuqi" e "Fransua Pukvil", të cilat lidhen direkt me rr."Ali Shefqeti", 100m nga rreth-rrotullimi ri Shkozës mbi Lanë/pranë Poligrafikut/Spitali Continental /Kryegjyshatës (fundi rr."A.Demi"/kryqëzimi me rr."S.Petrela" ose 900m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min këmb) nga Sheshi "Skënderbej".
Zona Urës Poligrafikut/rrotullimi Shkozës, ku gjendet Ndërtesa në shitje është një ndër zonat e njohura, të preferuara, në krahun e malit të Dajtit, shumë afër me unazën qëndrore të Tiranës dhe me unazën e madhe/re, si dhe ngjitur me zonat e tjera si; atë të "A.Demi"/Poligrafik, Kryegjashatës" të "Brrylit e Maternitetit Ri", të "Shkozës/ish-Uzinës Autotraktorëve"...etj. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme, jo vetëm nga rruga "Ali Demi" por aktualisht edhe nga Lana në segmnetin mbi Maternitetin e Ri deri tek rreth-rrotullimi Shkozës, i cili ngjitet deri tek New 24/ish-uzinën autotraktorëve/betoniere Sina. Gjithashtu edhe nga rruga "Sadik Petrela" që lidhë aksin e porcelanit(rr."Xhanfize Keko" me rrugën "A.Demi", si dhe nga Unaza e Madhe, e cila vjen nga TEG-Kodra e Priftit-Instituti Higjenës- Antibiotiku-rruga "Arbërit". Zona në fjalë është një zonë gjeografikisht mjaft e pastërt e Tiranës, me pamje dhe pozicion që shikon si nga mali Dajtit, nga Kryegjyshata dhe në drejtim të qendrës së Tiranës. Një mikro-zonë, pak e pjerrët për largimin e ujrave sipërfaqsorë, e mbushur krysisht me ndërtesa dhe vila të reja, jo shumë të larta, me diell të bollshëm, relativisht e gjelbëruar dhe me ajër të pastër.
Pozicioni, Ndërtesës 4-katëshe: Shtëpia/Ndërtesa me 4-kate mbi tokë, gjendet në linjën e parë dhe pamjen/fasadën më të madhe dhe hyrjen kryesore e ka nga rruga "P.Gurakuqi"/veri-perëndim, si dhe nga mbrapa në lindje/jug-lindje, 100m nga rruga "Ali Shefqeti" dhe 150m nga rrethe-rrotullimi Shkozës/mbi Lanë pranë Poligrafikut/Spitalit Continental/Kryegjyshatës (fundi rr."A.Demi" e "S.Petrela") Në raport me Maternitetin e Ri, Ndërtesa gjendet 900m larg(8min këmb) dhe nga qendra(Sheshi Skënderbej) është 2.5km(25-min në këmbe). Në një mikro-zonë, të qetë, të pastërt, me pamje të bukur/çlodhëse e qetësues, ku nga Shtëpia/Ndërtesa shikohet pllaja e Dajtit, kodra e Priftit, si dhe Kryegjyshata dhe një pjesë e Lanës (Materniteti Ri/qendra Tiranës. Ndërtesa është komplet ndërtim i ri, me konstruksion monolit (hekur e beton) që nga themelet, me kollona dhe arkitrarë beton-arme, ndarjet në kate me beton të derdhur dhe çatia beton i derdhur dhe e mbuluar me tjengulla, ndërsa muret me tulla të kuqe dhe të suvatuara edhe nga jashtë. Ndërtesa është me projek inxhinierik, me lartësia për çdo kat mbi 3m, me punime të realizuar nga sipërmarrës e profesionist të kujdesshëm. Të gjitha insalimet elekrike e hidraulike, sistem ngrohje me çiller ...etj, sipas kohës dhe çdo pjesë e brendshme e kësaj ndërtese është me dritë e ajrosje natyrale. Ka furnizim qëndror/depozit uji të pishëm(në katin përdhes), Ndërtesa është realizuar në vitet 2005-2007 është në gjendje mjaft të mirë fizike, nuk ka patur asnjë problem nga tërmeti vitit 2019, ka një përdorim dhe mirëmbajtjte të kujdesëshme nga të zotët. Përbëhet nga 2-katet e para sipërfaqe tregtare, me hyrje dhe shkalle me vehte nga 2-katet e sipërme banim(3-ti & 4-tert).
Apartamenti/komplet kati IV-tërt Banim: Në këtë kat, si në katin e 3-të, ngjitesh me shkallë që janë apostafat për këto dy kate. Sipërfaqa totale, bashkë me shkallët e katit 4-tërt është 143.5m[SUP]2[/SUP] dhe forma është drejtkëndore me përmasa 16m gjatësi (thellësi) dhe 9m gjerësi. Tavani i këtij apartamenti është me thyerje si forma e çatësise me lartësi rrethë 3.5m në qendër dhe 2.2m në anësore(zbritje). Apartamenti është i shtruar i gjithi me pllaka cilësore, përmasa mesatare dhe ngjyrë bezhë pak e errët. Dyert e brendëshme prej druri cilësore, ngjyre klasike kafe pak e hapur, ndërsa dritaret dhe dyert-ballkonit duralumin, dopoi-xham, ngjyrë kafe klasike.
Apartamenti është me shumë drite natyrale në të 4-tërta anët, me shumë pamje si larg dhe afër, lehtësisht i ajroshëm, çdo pjesë e tij me drite dhe ajrosje natyrale. Apartameti është i tipit 3+1 me 2-tualete dhe një ballkon të madhe. Planimetria e funksionimit është; porsa futesh në një mini-koridor
të hapur, në të djathtë gjendet në fillim tualeti i përbashkët, përmasa të bollshme, kompletuar edhe me kabin-dushi, me dritare nga jug-lindja, po në këtë krah gjendet një dhome gjumi, (aktualisht shërben si dhomë pritje, leximi etj) përmasa normale, e mobiluar, me dritare nga jug-lindja. Nga mini-koridori drejt dhe majtas gjendet pjesa e ndënjes/sogiono me kuzhin-ngrënie, e bollshme, formë të rregullt katrore hapur, e përbëre nga zona ngrënies dhe ndënjes, e kompletuar dhe mobiluar dhe me derë-dritare vetrat të madhe për dalje në ballkon-llozh, i cili gjendet nga veri-perëdimi, përmasa të bollshme, formë drejtkëndore i gjatë që shkon deri tek dhoma gjumit, me pamje nga Dajti, drejtimi Krujës, dhe Lana/qendra Tiranës. Nga pjesa e ndënjes-kuzhin në vazhdim kalohet në një tjetër mini-koridor ku në ballë gjendet një dhome gjumi, përmasa normale, e mobiluar, me dritare nga jug-lindja, ndërsa në tëdjathte mini koridorit gjendet dhoma gjumit matrimoniale, përmasa të bollshme, e kompletuar dhe mobiluar, me derë-dritare të madhe vetrat për dalje në ballkon,(veri-perëndimi), si dhe me banjo-dush, përmasa normale, kompletuar dhe funksionale, me dritare nga lindja.
Përdorimi/shfrytëzimi e situata aktuale: Apartamenti si dhe ndërtesa 4-katëshe, gjithmone ka qenë e shfrytëzuar dhe banuar nga të zotët, si dhe aktualisht, ndërkohë është e destinuar për shitje, pasi kalojnë në një apartament tjetër .
Preferencat dhe kushte e shitjes: Shitet si një i tërë, i gjithë apartamenti/kati, shitet pjeserisht i mobiluar.
Dokumentacioni:Apartamenti, ndërtesa e banimit është me Çertifikat Pronësie,i shitshëm në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Apartamenti me sipërfaqe 143m2, shitet me 1000 €/m2 (ose total 143'000 € ), diskutueshëm, shitet pjesërisht i mobiluar.
Adresa: Rruga "Pjetër Gurakuqi" e lidhur direkt me rr."Ali Shefqeti",150m nga rrethe-rrotullimi Shkozës mbi Lanë, tek Poligrafiku/Kryegjyshata (ku përfundon rr."A.Demi"), 800m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" Tiranë. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
******************************************************************************************************
A&D General Services Studio (
A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës pranë D.Përgjithëshme Policisë së Shtetit/përball Min.Jashteme
, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top