• Fier, Shitet Truall, volitshëm për pallat me 10-kate, siperfaqe trualli neto 954m², Cmimi 650'000€, buzë Gjanicës, në qendër të Fierit, 60m nga rr.J.Xoxa, në rr.Adriatiku, 200m nga

Cmimi Euro
650000
SHITET: Truall me sipërfaqe neto 954m2nga 1300m2, pas risistemit të lumit Gjanices), me mundësi bashkimi me pronën ngjitur prej 500m2, me vendodhje buzë lumit Gjanicës 60m nga rruga "Jakov Xoxa", nëpërmjet rr."Adriatiku", 200m nga qendra/Hotel "Fieri"/Sheshi "Europa Plaza" dhe 450m nga Shkolla 9-Vjeçare "Pinellopi Pirro" dhe 1km nga rrethrrotullimi Veri/Sheq.
Zona buzë "Gjanicës"/rr."Adreatiku": Zona, ku gjendet Trualli bën pjesë në zonën qëndrore të qyetit Fierit dhe është një ndër zonat më të mira për banim, e mbushur si me pallate ekzistuese ashte dhe me shumë vila të reja dhe pallate shumë-katëshe, një zonë e qetë, relativisht e gjelbëruar, e sistemuar, buze lumit "Gjanicës". Me investimin që po kryeht për risistemin e lumit të Gjanicës, kjo zonë po merre një vlere të shtuar dhe po kthehet në zonat më të preferuara për banim. Zona dhe mikro-zona ku gjendet trualli në shitje është me infrastrukture të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme, gjendet shumë afër me rrugën më kryesore të Fierit, atë "Jakov Xoxa", tek lulishtja e madhe ndërmjet dy rrugëve me atë të "Dervish Hekali".
Pozicioni/Pamja Truallit:Trualli/Prona në shitje gjendet në krahun e djathtë të rrugicës "Adriatiku"(e cila lidhet direkt me rr."J.Xoxa") si dhe në të majtë të rrjedhjes dhe në buzë lumit "Gjanicë", në një mikro-zonë me disa Vila të reja dhe pallate ekzistuese, por nuk mungojne edhe pallate të reja mbi 8-10 kate. Rrugica "Adriatiku" është një rrugë e shkurtër dhe në të dy anët e saj me ndërtime mikse të ulta 2-4 kate dhe me shumë kate, kjo është zonë urbane, e sistemuar me ndriçim, gjelbërim etj. Rrugica/mikro-zona ka një sipërfaqe të drejtë, me një pjerrësi të lehtë, e cila vjen me zbritje drejt lumit "Gjanicës". Trualli/toka është e rrafshët (sheshtë) uniforme në sipërfaqe solide, e përshtatëshme për ndërtime. Aktualisht mbi këtë truall ka 2-ndërtime/ karabina pa leje, të cilat nuk mund të zhvillohen metëj, pasi trualli i është njohur dhe kthyer fizikisht pronarëve të vërtetë/legjitim. Në anën perënddimore dhe veri-perëndimore të truallit gjendet rrugica e mikro-zonës, e cila shërben edhe për aksesin/hyrjen në pronë, ndërsa nga ana jug-lindore dhe jugu, gjendet lumi "Gjanica" nga ana jug-perëndimore gjenden shtëpi/vile e re 4-katëshe, si dhe nga veri-lindja një shtëpi 2-katëshe. Në këtë mikro-zonë/rrugicë ka vetëm shtëpi/vila, kryesisht të reja, duke qënë zonë urbane ndërtimi, mbi këtë truall mund të ndërtohet pallate me 8-10 kate.
Madhësia, Forma Truallit. Sipërfaqa e truallit në shitje është 954m2 dhe është unike, nga tre anët është e rrethuar me mure-kubik betoni deri në lartësi 120-150cm (në ballore/rrugica), ndërsa nga ana e "Gjanicës" është e hapur. Trualli është me kufij të përcaktuar qartë dhe formë të rregullt, në drejtkëndore, me parametra të përafërt; në gjërësi/ballore rrethe 37m (krahu buzë rrugicës) dhe gjatësi (thellësi) rrethë 47(27)m njëra anë dhe tjetra 23.5(19.25)m. Sipërfaqa/relieve i pronës është pak i pjerrët, por sipërfaqa e rrafshët, i rregullt pa deformime dhe gropa, me relieve uniformë, ndërsa aksesi/futja në pronë realizohet nga ana perëndimore e veri-perëndimore, direkt nga rrugica e përbashkët(pa krye) që shërben për disa familje. Në situatën aktuale, ku po kryhet rehabilitimi/risistemimi i lumit "Gjanicës" një pjesë e truallit prej 346m2 është marrë nga ky projekt. Në tokë/truall aktualisht përveç 2-ndërtimeve pa leje, që duhen shembur ka edhe disa pemë dhe në përgjithësi është djerrë. Përmasat dhe pozicioni i tokës/truallit(954m2) është mjaft i përshtatshëm për ndërtimin e një pallati me mbi 10-kate mbi tokë.
Cilësit e Pronës/Truallit e mikro-zona: -në një pozicionin gjeografik majft të mirë dhe në zonën më të preferuar të Fierit, -në një zonë të bukur, shumë afër qendrës Fierit dhe rrugës "J.Xoxa", me mundësi aksesi dhe lidhje me arteriet kryesore të Fierit, -me ambjent të mikro-zonës në përgjithësi të gjelbëruar, buze lumit "Gjanicës"(tashmë i risistemuar), -madhësia optimale prej 954m2 pas risistemit lumit dhe dokumentacioni i rregullt (truall) për ndërtim, që mundëson ndërtimin e një pallati të madhe me mbi 10-kate mbi tokë,- me mundësi kooperimi edhe me pronën ngjitur, në lindje prej 500m2 ku mund ta çojnë parcelën ndërtimore në 1454m2, -me kufij të pronës të përcaktuar qartë, -me infrastrukturë të kompletuar, si rrugore, energjisë, ujit, …. etj.
Përdorimi mëparshëm e actual / Destinacionet e mundëshme
: Kjo pronë, para viteve 1945 ka qenë shtëpi dhe tokë e pronarëve dhe më pas është shfrytëzuar për qëllime bujqësore, pas viteve 1990 është zabtuar në mënyrë të paligjëshme nga 2-individ që kanë bërë edhe ndërtim pa leje, ndërkohe me vendimi të komosionit të kthimit të pronave dhe të gjykatave trualli është kthyer aktualisht pronarëve të ligjshëm. Destinacioni i mundshëm, referuar mikro-zonës dhe ambjentit për rrethë truallit(shtëpi e pallate të reja), si dhe planit zhvillimit urban është e mundur ndërtimi i një pallati me mbi 10-kate mbi tokë.
Dokumentacioni: Prona/Tokë/Truall, në shitje është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie, si tokë Truallë 1'300m2, duke zbritur 346m2 nga sistemimi Gjanices shkon ne 954m2].
Preferencat e Kushtet: Preferohet të shitet vetëm në vlerë monetare, si një e tërë, si dhe nuk këmbehet me sipërfaqe ndërtimi, por vetëm në vlerë monetare, pasi pronarët(trashëgimtaret jetojne jashte vendit dhe jane në numër relativisht të lartë).
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipërfaqa e truallit neto 954m2 shitet me 650'000 €, dhe nuk jepet në klering.
Adresa Pronës: Buzë lumit "Gjanicës", 60m nga rruga "Jakov Xoxa", nëpërmjet rr."Adriatiku", 200m nga qendra/Hotel "Fieri"/Sheshi "Europa Plaza" dhe 450m nga Shkolla 9-Vjeçare "Pinellopi Pirro" dhe 1km nga rrethrrotullimi Veri/Sheq. Fier. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit / përball Min.Jashtëme,
Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top