• Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT


DIMENSION
është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani te madhe ne fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

ARKITEKT




DETYRAT E POZICIONIT

Detyra dhe Përgjegjësi – Departamenti Projektimit- Arkitekt
- Asiston ne pergatitjen e detyrave te projektimit sipas kerkesave te investitorit.
- Asiston dhe pergatit projektin arkitektonik sipas kerkesave te projektimin (Detaje/Plan/3D) sipas nevojave dhe afateve te projektimit.
- Pergatit zberthimin e projekteve arkitektonike/ ne paketa tenderimi per secilin proces arkitektonik me vizatime detaje/specifikime teknike dhe preventive.
- Pergatit katologet e shitjeve te projekteve te shoqeruar me plane/aksonometri dhe rendera.
- Suporton me elemente grafike/ skema funksionale/ nevojat komerciale te kompanise

Detyra dhe Përgjegjësi – Suport klientet

- Shoqëron klientët e rinj edhe ekzistues në objekt për ti prezantuar pronat/projektin
- Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit edhe shërbimet e tjera që ofron kompania e ndërtimit tek kjo pronë/projekt.
-Ndjek procedurën e mirëmbajtjes së klientit.
- Përfshihet në zgjidhjen e shqetësimet/problemet e mundshme teknike të klientëve dhe I delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
- Ndjek përgatitjen e preventivave për punime jashtë projektit bazë.
- Koordinon takime me klientin kur bëhet verifikimi i sipërfaqeve të ndërtimit të projektit përfundimtar në krahasim me projekti fillestar në bazë të së cilit ka firmosur kontratën klienti.
- Përpilon raporte javore.

Detyra dhe Përgjegjësi – Suport Projekte te Financuara nga te trete

- Harton dhe propozon ndryshime Arkitektonike dhe kujdeset per miratimet tek Projektuesi.
- Asiston projektet arkitektonike te financuara nga EU me pergatitjen e librezave te masave.
- Asiston stafin teknik inxhnierik me vizatim detaje inxhnierike.




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë universitare në Arkitekture
Eksperienca: Preferohet të paktën 5 vite eksperiencë pune si Arkitekt
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet ;
- Fleksibilitet për lëvizje periodike në kantiere





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
 


Apply WhatsApp
Back
Top