• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

supermarket_bioju_cover.jpg


Supermarketi BioJu,
pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Agjent Shitje pjesë e Departamentit të Distribucionit.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Të realizoje vizita tek subjektet tregtare si markete/supermarkete/bare/restorante me qëllim shitjen dhe reklamimin e produkteve të Kompanise ;
  • Të realizoj prezantimin e produkteve tek subjektet tregtare me qëllim krijimin e klienteve të rinj dhe shtimin e gamës së produkteve për klientët ekzistues ;
  • Të dorëzojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe përfundimin e transaksionit sipas rregullave në fuqi ;
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar çdo pikë ;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre ;
  • Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në sistemin palmar ;
  • Të raportojë tek menaxheri përkatës për punën e kryer çdo ditë ;
  • Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

- Edukimi: Arsimi i lartë, profili Menaxhim Biznesi ose Marketing përbën avantazh;

- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet pervoje pune në pozicion të ngjashëm;

- Kualifikime të tjera:
  • Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negociuese dhe bindëse ;
  • I aftë të punojë nën presion dhe në grup ;
  • Ndershmëri dhe integritet ;
  • Të zotëroj leje drejtimi klasi B.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: hr@bioju.al brenda datës 25.10.2021.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top