• Tirane, ofroj vend pune finaciere

Akademi.al është në kërkim të një kandidati/e për pozicionin "Financier/e".


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kontrolli, regjistrimi i të dhënave ditore, blerjet dhe shitjet, veprimet e bankës dhe arkës.
Ndjekja e termave të dorëzimit dhe financiare për kontratat e shitjes, blerjes në sistem dhe përditesim i statusit të tyre.
Gjurmimi i porosive të blerjes dhe të shitjes sipas afateve të paracaktuara në kontratë.
Ndjekja e marrëdhënieve sipas afateve të pagesave me klientë/furnitorë.
Shitje dhe blerje, përgatitja e faturave të shitjes dhe pranimi i faturave të blerjes.
Komunikim dhe marrëdhenie me klientin dhe furnitorin, rakordimet dhe mbajtjet e llogarive.
Përgatitje e raportimeve javore dhe interpretimi i të dhënave financiare.
Kontrolli dhe dokumentimi i blerjeve/shitjeve të aktiveve të kompanisë.
Ndjekja e deklarimeve periodike për tatimet dhe taksat e kompanisë.
Arkivim i dokumentave financiarë dhe të administratës.
Kryerja me përgjegjshmëri e çdo detyre tjetër të ngarkuar nga menaxheri.


Kualifikimet dhe kërkesat:

Të jetë i/e diplomuar në Financë (e preferueshme dega Kontabilitet).
Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në financë/kontabilitet.
Të ketë eksperiencë pune me programet financiare për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave.
Të jetë i aftë të menaxhojë kohën dhe ngarkesën e punës.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.


Te interesuarit te dergojne CV ne info@akademi.al.
 


Apply
Back
Top