• Tirane,Qera Ambjent/Apartament, ideale për studio/zyre juridike, kontabël, OJF, call-center etj, sip.144m², kati10, pallat ri 13 kat, qera 2'000 €/mua

Cmimi Euro
2000
Jepet me Qera: Ambjent biznesi, apartamernti në katin e 10-të, me sipërfaqe funksionale 144m[SUP]2[/SUP], në Pallat të ri 13-katësh, në zonën e bllokut, tek kryqëzimi rrugës "I.Qemali" me rr."I.Rrugova", pallati i Bankës Credins dhe Boga & Associates. Në zonën më qëndrore të Tiranës, shumë pranë Sheshit "Skënderbej" dhe qendrës Taiwan/ Lana/ Unaza, e aksesueshme në këmbë nga disa drejtime të Tiranës.
Zona ish-bllokut: është një ndër zonat më të njohura të Tiranës, e mirëintegruar me të gjitha arteriet kryesore urban e dhe zonat e tjera. Kjo zonë është mjaft e preferuara, si pë komerc dhe për banim, e mirë-sistemuar, e pastër nga ana ekologjike dhe ambientale, me pozicion gjeografikisht lehtësisht e aksesueshme me çdo mjet dhe mënyrë. Në përgjithësi është një mikrozonë mjaft dinamike, me shumë aktivitete, e mirë-populluar, me shumë pallate të reja, përveç atyre ekzistuese (para viteve 90).Aktualisht është zona më e preferuar dhe me përqëndrimin më të lartë me shërbime bankare & financiare, hotelerie, komerc, restorante & bare...etj.
Pallat i Ri 13-katësh/Ambjenti me qera është ndërtim i vitit 2001-2002, me 13-kate mbi toke (3-katet e para sipërfaqe biznesi) dhe një kat nën-toke, parkim. Pozicioni i pallatit gjendet në brendësi të zonës së bllokut, tek kryqëzimi rr."I.Qemali" me rr."I.Rrugova"/ose Dëshmorët e 4-Shkurtit, 200m/2-min në këmb nga Lana/blv."B.Curri"/Ura Taiwanit. Aksesi për tek pallati me automjet realizohet nga disa arterie/drejtime, si buzë Lanës-blv."B.Curri" me kalim tek Ura-Taiwanit, nga blv."Dëshmorët e Kombit" dhe nga rruga "Abdyl Frasheri". Hyrja për këmbësoret në pallat, realizohet nga rr. "I.Rrugova"/Dëshmorët 4-Shkurtit, në një hapsire midis 2-pallateve(me disa kafene & bare), ndërsa parkimi realizohet nga rruga "I.Qemali". Pallati është me 2-ashensore, me kamera dhe me administrator.
Ambjenti me Qera: Apartament me një sipërfaqe funksionale prej 144m[SUP]2[/SUP], në katin 10-të, me pamje/pozicion nga jug-lindja dhe veri-perëndimi, me shumë dritë e pamje, lehtësisht i ajrosshëm. Përbehet nga koridori hyres i hapur, i cili lidhet me pjesën e ndënjes dhe kuzhin-ngrënie, koridor i brendshëm për në 2-banjot dhe në 3-dhomat e gjumit dhe një ballkon të madhe me pamje nga qendra e Tiranës. Të gjitha instalimet, elektrike, hidraulike, ndriçimi, paisjet, muret, dyert ...etj, janë të mirë-mbajtura dhe në gjendje të mirë. Muret janë të drejta, të suvatuara, dhe lyera me ngjyre të ndryshme, tavanet të drejta të lyera me ngjyrë të bardhë, dyshemeja është e shtruar në pjesën më të madhe me parket cilësor.
Apartamenti jepet me qera bosh, pa mobilje, vetëm me kuzhin të kompletuar dhe banjot funksionale. Lejohet riorganizimi dhe përshtatja e hapsirës sipas aktivitetit, por pa ndërhyre në muret ndarës dhe mbajtës.

Forma Ambjentit"Apartamentit": Ambjenti/Apartamenti ka formë katrore, me përmasa të përafërta 12m me 12 m, ndërsa pjesa e ndënjes me kuzhinën e dalje në ballkon, zë mbi 45% te sipërfaqes ka formë drejkëndore dhe e hapur, me mundësi organizimi dhe përshtatje sipas nevojave të aktivitetit. Ambjenti aktualisht është bosh pa pajisje dhe pa aktivitet, i destinuar për tu dhënë me qera.
Cilësitë: -është ambjent relativisht i madh që shërben për shumë lloje aktivitetesh, -mundësi për ta riorganizuar dhe arreduar ambientin e brendshëm sipas llojit të aktivitetit, -me dritë natyrale dhe me vizualitet nga jashtë, -pozicioni gjeografik mjaft i preferuar blloku, -zonë mjaft dinamike me shume aktivitet dhe e populluar, -shumë afër Unazës kryesore/Ura-Taiwanit dhe sheshit Skënderbej, -në një zonë të pastër, të sistemuar dhe monitoruar, -me pamje nga qendra e Tiranes dhe Dajti, -me mundësi aksesimi në disa drejtime, me mundësi parkimi për 2-autovetura ...etj.
Shfrytëzimi mëparshëm dhe situata aktuale:Ky "Ambjent/Apartament" është përdorur për disa vite për banim, ndërkohë është destinuar për tu lëshuar me qera vetëm për aktivitet shërbimesh, jepet në çdo moment.
Destinacionet e mundshme të shfrytëzimit. Mund të shfrytëzohet për shumë destinacione / aktivitete biznesi: por më të volitshme do të ishin: -për atudio avokatie dhe ligjore, -për zyrë kontabilitetit, -për zyra të shoqatave dhe fondacioneve të ndryshme, -për zyra të komapnive të mëdha, -për ambjent bursash dhe call-center, -për kurse gjuhëve të huaja, seminare, etj, -për klinika të ndryshme mjekësore, dentare, estetike-dermatologjike, -për laborator mjekësor e dentar,-për sallon parukeri-estetike etj.
Dokumentacioni:Me Çertifikatë Pronësie,për qeran mbahet Kontrate Qeraje, jepet në çdo moment
Qeraja Mujore: Jepet me 2'000 euro €/muaj, neto, bashkë me parkimin, pa-përfshirë 15%, si dhe konsumi i ujit, dritave dhe administrimi mbulohen nga qeramarrësi. Kërkohet vlera e 2-muaji si garanci, me mundësi diskutimi, në varësi të mënyrës së pagesës...etj.
Adresa: Në zonën e bllokut, afër Lanës/Ura Taiwanit/Blv."B.Curri", tek kryqëzimi rrugës "I.Qemali" me rr."I.Rrugova", pallati i Bankës Credins dhe Boga & Associates. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
***************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës pranë ish-Min.Shëndetësisë/përball Min.Jashtme,
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433

Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top