• Tirane, ofroj vend pune Senior Internal Audit

EPPC Albania kërkon një Senior Internal Audit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Kontrollon, verifikon dhe vlerëson aktivitetet e departamenteve, bashkëpunëtorëve dhe punonjësve, në mënyrë që të përcaktojë pajtueshmërinë me rregulloret e kompanisë, standartet ISO, procedurat, politikat dhe proceset e punës;
  • Kryen auditime dhe verifikime tematike në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë proceseve të punës, përpilon raporte përkatëse dhe ofron sygjerimet e nevojshme;
  • Mbledh, analizon, vlerëson të dhënat e siguruara gjatë procesit të auditimit dhe përpilon raporte informative dhe prezantime për drejtuesit e kompanisë;
  • Vlerëson dokumentet financiare për saktësinë dhe pajtueshmërinë me politikat e brendshme financiare dhe rregulloret tatimore;
  • Identifikon rriskun financiar të kompanisë dhe ofron rekomandime për zvoglimin e tij, përcakton mënyrat për të ulur kostot dhe përmirësuar përfitueshmërinë e kompanisë;
  • Zhvillon dhe menaxhon sistemin e kompjuterizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditimit të brendshëm;
  • Bashkëpunon me menaxherët e sistemit për përmirësimin e vazhdueshëm të kërkesave të standarteve sipas procedures P.9.3 Auditimi i Brendshëm.
  • Planifikon dhe implementon një program vjetor auditimi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare; (e preferueshme në Shkencat Ekonomike)
  • Kualifikime për Auditim përbëjnë avantazh.
  • Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 7 vjecare në pozicione të ngjashme: auditim, menaxhim i sistemeve të integruara të cilësisë, administrim etj.
  • Njohje shumë e mirë e Gjuhës Angleze + MS Office;
  • Aftësi organizative, komunikuese dhe analitike;
  • Disponibilitet për të udhëtuar jashtë vendit.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top