• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

EPPC Albania kërkon një Inxhinier Ndertimi për klientin e saj, i cili operon prej 20 vitesh në tregun Shqiptar në fushën e fasadave të xhamit, strukturale, gjysëm strukturale dhe Alukobond.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përgjigjet për organizimin e procesit të zbatimit të projektit deri në dorëzimin e tij;
  • Mban kontakte me Arkitektët dhe Inxhinierët në objekt;
  • Organizon grupin e punës duke u kujdesur për ecurinë e punimeve sipas grafikut;
  • Lëshon dhe ndjek Urdhrat e Punës për prodhimin në oficinë;
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e rregullave të Sigurimit Teknik në kantier;
  • Harton raporte periodike të shoqëruar me pamje të objeketve;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtuesin Teknik të kantierit;
  • Raporton tek eprori kërkesat e klientit;
  • Mban evdidenca ditore për grupin e punonjësve që ka në varësi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsimin e lartë në Degën Inxhinieri Ndërtimi
  • Eksperiencë pune e mëparshme 3-5 vite (preferohet në fushën e Fasada Alumini /Ventiluara);
  • Njohuri kompjuterike, MS Office, AutoCAD 2D & 3D dhe Modelim/Rendering;
  • Aftësi të mira negociuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të posedojë leje drejtimi dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Të jetë miqësor dhe energjik.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:


Ju do të kontaktoheni vetëm- në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top