• "Te Stela Resort" kërkon të punësojë" Menaxher/e SPA"

"Te Stela Resort" kërkon të punësojë" Menaxher/e SPA"

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  1. Planifikon dhe drejton shërbimet dhe programet e Spa-së.
  2. Siguron që të gjtha zonat e trajtimeve janë të pastra, të sigurta dhe të gjitha pajisjet janë në gjëndje funksionale.
  3. Monitoron inventaret e të gjithë produkteve profesionale, përdorimin e teshave, protokollet e shërbimeve dhe ofron rekomandime dhe shitje të produkteve profesionale.
  4. Implementon proçedurat e duhura për inventaret dhe blerjet.
  5. Është e përditësuar përsa I përket për produkteve dhe shërbimeve të spa-së që janë në treg.
  6. Fokusi në rritjen e të ardhurave dhe kontrollin e shpenzimeve është domosdoshmëri.
  7. Trajnon stafin për përdorimin, shitjen e produkteve, programeve dhe shërbimeve.
  8. Kontrollon pajisjet e Spa-s për funksionimin e tyre.
  9. Ndërton planin e buxhetit dhe qëllimet financiare.
  10. I përgjigjet kërkesave dhe ankesave të klientëve.
  11. Zhvillon dhe implementon strategji për marketimin e shërbimeve të Spa-së.
  12. Promovon produktet dhe shërbimet e Spa-së.
  13. Realizon objektivat vjetore të vendosura.
  14. Është personi përgjegjës për gjenerimin e të ardhurave nga Spa-janë nepërmjet fushatave marketuese.
  15. Menaxhon inventarët dhe është përgjegjës për to.
  16. Siguron që të gjitha ambjentet e Spa-së janë duke përmbushur kushtet higjeno-sanitare.
  17. Mbikqyrë punët e përditshme të Spa-së duke filluar nga proçedura e hapjes dhe mbylljes së saj, kontrollin e objekteve, teshave dhe mirëmbajtjen e përditshme të struktures.
  18. Menxhon rritjen e të ardhurave dhe kontrollon shpenzimet.
Kualifikimet dhe Kërkesat
  1. Diplomë të shkollës së lartë në menaxhim ose fusha të ngjashme
  2. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe marketuese
  3. Aftësi shumë të mira organizative
  4. Aftësi shumë të mira leadershipi
  5. Mbikqyrë dhe drejton punën e stafit që kanëvarësi
  6. Njohuri për industrinë e Spa-së
  7. Eksperiencë pune në industry të ngjashme mbi 5 vjet.
  8. Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të kompjuterit
  9. Fleksibël me oraret e punës.
Personat e interesuar mund te paraqiten çdo ditë pranë Resortit Te Stela ose mund të dergojne cv-te e tyre, të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email:
juriste@testela.al
Tel: 0672033327
Adresa: Autostrada Tr-Dr, Km 7 Mezez, Kashar Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top